Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nuk ka pranuar përballje me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi as në TV 21. Nga ky televizion sqarojnë se sonte në emisionin “Clik Plus” do të emitohen intervistat e Ahmetit dhe Thaçit, por theksojnë se ato janë realizuar veç e veç dhe se nuk bëhet fjalë për jo përballje direkte mes kryetarit të BDI-së me atë të PDSH-së.
Ndryshe, përveç BDI-së dhe PDSH-së, në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Maqedoni sivjet marrin pjesë edhe tri subjekte shqiptare – koalicioni i udhëhequr nga Lëvizja Besa, koalicioni i Lëvizjes për Reforma – PDSH, partisë Nisma dhe Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe Partisë së Prosperitetit Demokratik, shkruan gazetaexspres.
Në zgjedhjet e sivjetme në Maqedoni marrin pjesë numër rekord partish dhe koalicionesh shqiptare.