BDI është në panik të madh, e kan humbur kontrollën, kandidatët e tyre dhe aktivistët e paktë që u kan mbetur jan lëshuar në teren dhe sillën si të hutuar pa kurfarë kontrolle.
Dje pas orës 14, 00 në rrugën 6 në fshatin Batincë muhallë e banuar me boshnjak kanë sjellur një kamion me pllaka bekatoni në praninë e kandidatit për deputet nga BDI Muhamed Ramadani dhe aktivistë tjerë nga Batinca, dhe pa fije turpi ju kërcnohen qytetarëve se nëse do të votojnë për BDI-në do ti vendosin dhe do ta rregullojnë rrugën, e nsëe jo do të vijnë pas zgjedhjeve do ti marrin mbrapa.
BDI që 15 vjet sa është në pushtët qëndrorë dhe 8 vite sa e kishin pushtetin local, për vendbanimet e Komunës së Studeniçanit nuk ka realizuar as edhe një proektë që është në interes të qytetarëve. Jan po ata që gjatë tërë mandatit të kryetarit Azem Sadiki, në mënyrë permanente jan munduar që të pengojnë çdo proektë që është realizuar në të mirë të qytetarëve. Të gjithë qytetarët e Komunës së Studeniçanit edhe më gjërë e dijnë se BDI-është parti e cila e ka humbur besimin tek të gjithë. Janë në pyetje 15 vite që shqiptarëve u kanë sjellë diskriminim, vuajtje, vrasje, nënçmim, përbuzje dhe gjithë të këqijat.
Kot e kanë, nuk kthehet besimi me pllaka të bekatonit, nuk mashtrohen kësaj radhe shqiptarët as të tjërët, të gjithë e dijnë se kur e kishit mundësinë nuk bëtë asgjë, të gjithë e dijnë se as tani nuk do të bëni gjë. Qytetarët e Komunës së Studeniçanit i shofin për çdo ditë projektet tona që në çdo vendbanim kemi realizuar projekte kapitale që duken dhe ata për çdo ditë i shofin. Qytetarët e Komunës së Studeniçanit dhe shqiptarët nga të gjitha vendbanimet shqiptare kësaj radhe do ta dënojnë BDI-në, shum afër e kanë fundin, kjo shifet shum qartë. Për këtë ngjarje e kemi njoftuar: – Ministrinë e Punëve të brendëshme; – Komisionin Shtetërorë Zgjedhorë; – Komisionin Shtetërorë për Antikorusion. – OSBE/ODIHR
Komuna e Studeniçanit – Shërbimi për informim