Në Planin për jetën në Maqedoni, kemi planifikuar autostrada prej 600 kilometra, 550 kilometra rrugë magjistrale dhe 1000 km rrugë lokale. Në 2 vitet e para do të investojmë 600 milionë euro për ndërtimin e rrugëve.
Në hartën mund të shihni rrugët kryesore që janë planifikuar për të ndërtuar.
Veles – Prilep – Manastir – Mexhitli;
Shtip – Radovish – Strumicë; – Kufiri me Bullgari;
Shtip – Koçan – Vinicë – Dellçevë;
Pjesa perëndimore- Gostivar – Kërçovë, Trebenistë – Strugë – Qafasan;
Pjesa lindore: Romanovcë – Kriva Pallankë – kufiri me Bullgari, faza e parë rruga eksprese.
Rrugët në Maqedoni janë dëmtuar, shkatërruar dhe plot pika të zeza, të pasigurta për qytetarët, dhe kjo qeveri ka lënë infrastrukturën e shkatërruar, si në të gjitha fushat e tjera. Ne do të modernizojmë rrugët me sinjalizim modern dhe do të rrisim sigurinë e trafikut me përmirësimin e të gjitha pikave të zeza.
Ne gjithashtu do të zvogëlojmë çmimin e kartës së gjelbër dhe do të përmirësojmë kalimet kufitare për të reduktuar kohën e pritjes, duke lehtësuar qytetarëve përdorimin e transportit rrugor.
Investime të mëdha në infrastrukturë janë të nevojshme, sepse pa infrastrukturë nuk mund të zhvillojmë ekonominë e brendshme.
Përveç rrugëve tërësisht do të rindërtojmë dhe do të zhvillojmë transportin hekurudhor.
Siç mund ta shikoni në këtë hartë planifikojmë të sjellim trafik periferik të pasagjerëve që do të përbëhet nga 4 drejtime, në dhe rreth Shkupit. Me një linjë të re hekurudhore nga aeroporti Aleksandri i Madh deri në Shkup (Milladinovcë). Përveç kësaj, do të ndërtojmë linje të reja hekurudhore në disa drejtime siç janë Kumanovë-Belakovcë, Belakovcë-Kumanovë dhe Kriva Pallankë-Deve Bair. Qëllimi ynë është për çdo qytetar, qoftë jeton në një qytet apo fshat, për të pasur qasje deri te rrugë e sigurtë dhe e qasshme, por dhe transport modern publik. Transporti i shpejt dhe efikas i zvogëlon shpenzimet e kompanive, e përforcon konkurrencën dhe ndikon drejtëpërdrejt në rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë
Në këtë mënyrë, ua lehtësojmë qytetarëve funksionimin e tyre të përditshëm. Prandaj, të dielën, më 11 dhjetor, të japim mbështetjen tonë për Planin e jetës dhe një infrastrukturë të re moderne rrugore.
Të rrethojmë katër, për jetë në Maqedoni.