Liderët e dy partive parlamentare shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Menduh Thaçi i Partisë Demokratike Shqiptare, do të dalin sonte në duel televiziv para zgjedhjeve të së dielës, 11 dhjetor, në Maqedoni.
Dueli i liderëve të dy nga pesë subjektet shqiptare pjesëmarrëse në zgjedhjet e së dielës në Maqedoni do të zhvillohet në TV21 të Shkupit, me fillim në orën 20:30.
Përveç BDI-së dhe PDSH-së, në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Maqedoni sivjet marrin pjesë edhe tri subjekte shqiptare – koalicioni i udhëhequr nga Lëvizja Besa, koalicioni i Lëvizjes për Reforma – PDSH, partisë Nisma dhe Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe Partisë së Prosperitetit Demokratik.
Në zgjedhjet e sivjetme në Maqedoni marrin pjesë numër rekord partish dhe koalicionesh shqiptare.
Data 07.12.2025
Aktuale
- DPHM: Java e ardhshme sjell stabilizim të motit dhe temperatura më të larta
- Emad Mehmeti: Protesta në Shkup dhe UÇK-ja që s’mund të “preket” nga askush
- Milloshoski: Nuk do të ndërtohen kampe refugjatësh në Maqedoni
- A do të përfundoj autostrada 57 km Kërçovë-Ohër, në vitin 2027?
- (VIDEO) ASH e Selës: Të mos njolloset lufta e UÇK-së
- (VIDEO) Zv/kryeministri Fetai: Nuk më dëmtoni me metoda udbashe, rroftë UÇK-ja
- Nafie Selmani: Për burrat e VLEN-it, Kosova është Kosovë apo “Metohi”?
- Mickoski kërkon garanci për integrimin në BE

