Një vit e gjysmë pas ngjarjeve në “Lagjen e Trimave” lideri i BDI-së Ali Ahmeti, më në fund gjatë vikendit e vizitoi Kumanovën, ku me partinë e tij, BDI-në, mbajti tubim parazgjedhor. Është karakteristike se prezenca e “integristit” të parë në Kumanovë është siguruar nga sigurim i paparë deri më tani, kur bëhet fjalë për tubim partiak. Kolonën e “xhipave” të policisë për BDI-në, që i regjistruan kamerat televizive, për BDI-në është angazhim i zakonshëm i policisë për tubime parazgjedhore. Nga MPB, edhe pse kërkuam nuk morëm përgjigje se sa forca policore janë angazhuar për tubimin e “integistëve” dhe për sigurimin e Ahmetit. Sipas incizimeve televizive, ardhjes së BDI-së dhe Ahmetit në Kumanovë, i paraprinë furgonë të policisë dhe autoblindë. Kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga qytetarët e Kumanovës, të cilët eskortën policore për BDI-në e krahasojnë me forcat policore që gjatë regjimit të Millosheviqit i kanë shoqëruar funksionarët dhe politikanët serbë që kanë qëndruar në Kosovë.
“Ahmeti erdhi në Kumanovë si në kohën e Milloshevqit, kur funksionarët serbë me forca të mëdha policore futeshin në Kosovë”, komentojnë kumanovarët, shkruan Dnevnik.
Tubimi i BDI-së u mbajt në Shtëpinë e Kulturës në Kumanovë dhe kjo ishte ardhja e parë e Ahmetit në Kumanovë pas ngjarjeve të 9 majit.
Veturat e funksionarëve të BDI-së u siguruan nga vetura të blinduara policore, gjatë ardhjes dhe largimit nga Kumanova, transmeton Gazeta Lajm.
Nën sigurim të shtuar policor ka qenë edhe lagja përreth Shtëpisë së kulturës në Kumanovë, deri sa është mbajtur tubimi partiak.