Delegacioni shtatëanëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës prej 9 deri më 12 dhjetor do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë për ta vëzhguar zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me vëzhgues nga Asamblea Parlamentare e OSBE-së, nga Parlamenti Evropian dhe nga Zyra për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR).
Gjatë qëndrimit, delegacioni i kryesuar nga anëtari i APKE-së nga Austria, Shtefan Shenah, do të takohet me liderë dhe përfaqësues të partive politike, me kryetarin e KSHZ-së, prokuroren speciale, si dhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të shoqërisë civile dhe të mediave.
Siç informojnë nga APKE, anëtari i Komisionit të Venecias do të sigurojë mbështetje juridike të delegacionit gjatë vizitës.
Delegacioni i APKE-së e vizitoi Shkupin më 21 dhe 22 nëntor të këtij viti në prag të zgjedhjeve.