Njohësi i mirë i çështjeve ballkanike, Florian Biber ka theksuar se Gruevski ka dëshirë që të ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve në favor të tij, sepse nuk bëhet fjalë për qeverisje, por edhe për mundësinë që të përfundojë në burg nëse ai humbë këto zgjedhje, tha për Dojçe Wele, Florian Biber, transmeton Zhurnal.
Ai ka theksuar se shumë punë varen nga zgjedhjet si dhe është e paqartë se si do jetë rezultati i këtyre zgjedhjeve. Nga këtu do të kisha thënë se situata është alarmante dhe ka shumë tensione.
“Vështirë është të parashikohet, gjegjësisht kur anketat tregojnë rezultat relativisht të afërt nga zgjedhjet. Do të thotë, kush do të jetë fitues. Partia e tanishme qeveritare VMRO-ja ka interes të madh që të vazhdojë, me arsye se nuk bëhet fjalë vetëm për qeverisje, por me përballjen e akuzimeve kundër partisë dhe, kuptohet, rreziku, i cili është i madh- nëse bie kjo qeveri, është e mundur që të përfundojnë në burg. Mendoj se do të jetë e madhe dëshira e tyre që të ndikojë në rezultatet në favor të tij. Patjetër duhet të vëzhgohen në mënyrë precize si zbatohen zgjedhjet, sa janë të pastërta. Kur parashihet e gjitha kjo shumë punë janë në rrezik. Mendoj se edhe për opozitën shumë punë janë në rrezik, sepse nëse humbë në zgjedhje do të ketë kritika të ashpëra edhe nga antarësia e saj. Për shkak të gjithë kësaj, mendoj se këto zgjedhje janë vendimtare. Rënd është të parashikohet se kush do të fitonte. Këtu rol të madh luan forca e partive se për kë do të votojnë shqiptaret”, ka theksuar mes tjerash, Florian Biber.