“Unë nuk e di, nuk pashë” kështu u arsyetuan para hetuesve policorë 30 dëshmitarë nga fshati Rashçe ku dje pasdite janë përpjekur për të ndihmuar një fëmijë të plagosur nga fshati për të mbetur i vetëdijshëm deri sa të vijë ekipi i ndihmës emergjente.
15-vjeçari M.M. ka qenë duke lozur futboll me shokët e tij në oborrin e shkollës në fshat, përderisa ka ndodhur një grindje. Dikush djaloshit i’a ka futur në bark një objekt të mprehtë, që besohet të jetë një thikë. Është thirrur menjëherë Ndihma e shpejtë për t’i dhënë ndihmën e parë.
Fëmija i plagosur është transferuar urgjentisht në spitalin e vjetër të qytetit. Pas ndërhyrjes kirurgjike, tani djali nuk është në rrezik jete. Policia thotë se deri më tanik nuk e ka gjetur mjetin me të cilën fëmija është therrur, dhe për shkak të heshtjes së dëshmitarëve, vështirë kryhet hetimi.