Kanë mbetur edhe tre ditë fushatë parazgjedhore, ndërkaq për 325 qytetarët e Maqedonisë, sot është ditë për votim, proces që tashmë ka filluar.
Koalicioni ”Për një Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja do të takohet me qytetarët e Gjorçe Petrovit dhe Kumanovës.
Koalicioni ”Për jetë në Maqedoni” i udhëhequr nga LSDM-ja do të takohet me qytetarët e Shuto Orizarit dhe Çairit.
Partia Demokratike Shqiptare do të mbajë fushatë në Strugë.
Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi do të mbajë fushatë në Karposh dhe Kisella Vodë.
Lëvizja Besa do të mbajë fushatë në Gostivar.
Aleanca për Shqiptarët do të mbajë takime me banorët e rrethinës së Tetovës.