Gjithçka që është agjendë e BESËS është e publikuar e deklaruar dhe e thënë shumë herë dhe askund nuk mund të gjeni asnjë reshtë që ka të bëj me islam politik. Kështu tha Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Arena”, duke shtuar se ata nuk mund ta fshehin identitetin autentik dhe autokton shqiptarë dhe të shiten diçka që nuk janë.
“Ne nuk kemi agjendë fetare, askujt nuk ja imponojmë të drejtën e besimit, por s’mund ta fshehim fjala bie se unë jam besimtarë dhe fjala bie, e kam bërë haxhin dy herë. Feja është çështje me të cilën merret BFI e Maqedonisë, merren predikuesit e fesë, dhe ne s’kemi bërë asnjë ligjërim fetar dhe asnjë abuzim me fenë”, ka thënë Ibrahimi, duke shtuar se eksponimi i tyre në skenë i cili e shpërfaq edhe moralin dhe edukimin fetar islam “nuk është ndonjë trishtim, shkaku i thjeshtë se ajo është një moral i çdo shqiptari ordiner në Maqedoni”
“Ne jemi thjesht të mburrur pse jemi shqiptarë të këtillë me ato atribute të moralit shqiptarë i cili është trashëguar ndër vite.
Ibrahimi shtoi se akuzuat e tilla vijnë nga çarqe të cilët kur nuk e kanë shkelur derën e xhamisë ose që nuk kanë ardhur të falin asnjë namaz të bajramit.
“Kur shohin se dikush shkon e falë namazin e xhumasë për hesap të asaj perspektive je ekstremistë islamik. Për arsye se ata s’janë mësuar të jenë pjesë e popullit në festa fetare. Kjo është thjesht një shpifje dashakeq, e cila jam i sigurt që leje që nuk e ka dëmtuar lëvizjen BESA, por e ka s’forcuar identitetin e saj autentik dhe autentik shqiptarë”, tha mes tjerash Ibrahimi. /SHENJA/