Ali Ahmeti nuk ka kurrfarë ndikimi as peshe në Drenicë, prandaj përkrahja e tij për kandidatin e PDK-së për kryetar komune në Drenas, Ramiz Lladrovcin nuk ka kurrfarë peshe. Kështu thotë deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në intervistën e tij ekskluzive për lajm.tv.
“Ali Ahmeti duhet ta ketë parasysh se edhe populli i Kosovës e ka kuptuar qartë pozicionin e tij”, thotë mes tjerash deputeti Haradinaj, partia e të cilit mbështet kandidatin e NISMA për Kosovën në Drenas, Isa Xhemajlaj, i cili ka shkuar në balotazh bashkë me Lladrovcin.
Në këtë intervistë, ish gjenerali i UÇK-së dhe një ndër luftëtarët më të shquar në Dukagjin, Daut Haradinaj, komenton edhe gjuajtjen e Ali Ahmetit me gurë në Kumanovë, duke tërhequr vërejtjen se nuk duhet përdorë dhunë, por më me rëndësi është se kush do të votohet më 11 dhjetor. Intervistën e plotë të Daut Haradinajn, mund ta përcillni në video!
Data 10.09.2025
Aktuale
- Sedat Bislimi: Mjaft më me helm nga Drislla, me VLEN fillon zgjidhja për Studeniçanin
- Ramadani nga AKI sonte u takua me banorët e fshatit Krushopek – në fokus projektet jetike për zhvillimin e komunës së Sarajit
- Bujar Osmani: Dy kopshte të reja në Çair, kemi planin dhe lokacionet gati
- VMRO-Popullore kundër manifestimeve serbe në Maqedoni: Kush po lejon defilimin e beretave të kuqe serbe
- Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese
- Një 71-vjeçar bie nga Kalaja në Prizren dhe humb jetën
- Mexhiti: VLEN sjell vlera të reja për Çairin dhe shqiptarët
- “Qershia mbi tortë”, Apple prezanton edhe iPhone 17 Pro