Haxhi Shala gjatë luftës së Kosovës i njohur si Gjeneral Topi, nuk beson në sinqeritetin e apelit aq të trumbetuar të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për unifikim të votës shqiptare. në intervistën ekskluzive për lajm.tv, ai vlerëson se bëhet fjalë vetëm për një frazë me të cilën Ahmeti mundohet ta pengojë përkrahjen e madhe që votuesit shqiptarë në Maqedoni po ua japin partive të reja.
“Unë mendoj se është e vonuar kjo thirrje, sepse unifikimi i votës shqiptare në Maqedoni ka ndodhur më herët dhe është keqpërdorë kryesisht nga zotëri Ali Ahmeti. Shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet edhe njëherë të ju besojnë politikanëve që u kanë besuar dy tre mandate më herët, por në mandatet e tyre kanë ndodhur ngjarje që kanë dërmtuar jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë, por edhe në rajon. Gjatë mandateve të tyre kanë ndodhur Sopoti, Monstra, Kumanova dhe të gjitha këto ngjarje tregojnë qartë se këta politikanë nuk meritojnë edhe njëherë besimin e shqiptarëve”, thotë deputeti Shala, ndryshe njëri ndër luftëtarët dhe eprorët më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Malishevës, si dhe ndër bashkëluftëtarët më të afërt të Ismet Jasharit-Komandant Kumanovës.
Ai shton se Ahmeti po fut përçarje edhe mes shokëve në Kosovë, duke u pozicionuar në favor të një pale, për të dëmtuar palë tjetër, të cilët poashtu i ka pasur shokë më herët.