Bashkimi Demokratik për Integrim sonte mbajti tubim në Kërçovë ku lideri i kësaj partie Ali Ahmeti, u bëri thirrje qytetarëve për që në mënyrë masive të votojnë për partinë e tij, BDI-në, e cila sipas tij, është mundësia e vetme për përparimin e shtetit dhe të drejtave të shqiptarëve. Nga kjo parti nuk harruan që të ua përkujtojnë të pranishmive sakrificën e tyre në vitin 2001 dhe se ata janë njerëzit e vërtetë që duhet t;i udhëheqin edhe në katër vitet e ardhshme, duke përmendur dygjuhësinë dhe të drejtat të cilët ata ua kanë mundësuar shqiptarëve. Ahmeti edhe sonte foli për të arriturat e partisë së tij, mes të cilëve edhe vendosjen e përmendoreve të veprimtarëve shqiptarë. Ahmeti gjithashtu bëri thirrje për mbrojtjen e Kërçovës, duke ju referuar zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen në pranverë të 2017-ës.
“Unë nuk kam asnjë shqetësim, unë nuk kam asnjë frikësim se mund dikush të na mundë. Gjithçka mund të jetë diskutbile, por një çështje është përfundimtare se ne jemi të vetmit ata fitimtar që më 11 dhjetor në mbrëmje bëjmë festën e madhe. Një dihet, që ju jeni ata që do fitoni në këtë cikël zgjedhor. Unë këtu para jush tani flas jo si kryetar i BDI-së, por si shqiptar. Pse duhet votuar, pse duhet përkrahur lista, njerëzit të cilët i ka vendosur të garojnë BDI-ja. Kush më fortë, kush më mirë sesa këta djem dhe cuca që janë të reshtuar në këto lista, dinë të mbrojnë dhe të vazhdojnë doktrinën shqiptare, këta janë kandidatët që kanë bërë dhe do të bëjnë histori, prandaj assesi nuk hezitoj që të votoj dhe të përkrahi këta njerëz”, deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.