LSDM-ja sonte shpalosi platformën e saj para banorëve të Kumanovës. Para mijëra simpatizantëve fjalim mbajti bartësja e Listës në njësinë e dytë zgjedhore, Frosina Remenski, si dhe kandidati i kësaj partie në këtë njësi, Muhamed Zekiri. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, tha se kanë mbetur edhe pesë ditë deri në rënien e këtij pushteti. Ai i bëri thirrje publikisht liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, për debat publik, dhe tha se nëse ai nuk pranon deri në ditën e zgjedhjeve, do të dëshmohet se Gruevski është qyqarë. Sipas tij, përveç Gruevskit, edhe Ahmeti frikohet nga bashkimi i qytetarëve pa dallime etnike nëpër tubimet e LSDM-së. Ai u betua se të gjitha rastet e montuara, si, Monstra, rasti i Kumanovës dhe të gjitha rastet e tjera, do t’i zbardh deri në fund, që të mos mbetet asnjë dyshim mbi të bëmat kriminale të këtij pushteti.
“Për pesë ditë, fiton jeta në Maqedoni. Zëri më është shterur, por tashmë dy vjetë u bërtas kriminelëve. Pas lirisë, u premtoj kompensim për gjithçka që keni humbur. Dua t’i bëj thirrje Gruevskit të pranojë përballje, kanë mbetur edhe disa ditë. Duheshte sot në mëngjes të vijë në duel televiziv por nuk erdhi. Gruevski, nëse ikë përballjes deri në fund të kampanjës, kjo nënkupton se t’i je qyqarë. Për ‘Lagjen e Trimave’, për këtë turp që ja bënë Maqedonisë, patjetër që do të përgjigjen. U betohem se do ta zbardhim deri në fund këtë rast. Betohem se kësi raste të pavërteta, Maqedonia asnjëherë nuk do të përjetojë. Patjetër që rasti i Kumanovës të zbardhet deri në fund, dhe do ta zbardhim. Po frikohen Gruevski dhe Ahmeti nga bashkimi jonë. Të gjithë të krenoheni, së bashku po shënojmë historinë. Qytetarët kërkojnë jetë të përbashkët këtu në Maqedoni. Shqiptarët nuk duan federalizim, as kantonizim, këto janë gënjeshtra të kulluara të pushtetit. Shqiptarët, ashtu sikurse turqit, maqedonasit dhe të gjithë të tjerët, kërkojnë jetë më të mirë, paga më të mira”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
Data 29.10.2025
Aktuale
- Një pjesë e përdoruesve të ChatGPT me probleme psikologjike
- Ahmeti dhe Rexhepi nga Reçica e Madhe: Bashkimi është çelësi për të ardhmen e Tetovës
- Mickoski: Le të bashkohemi në Kërçovë pa dallime etnike e politike më 2 nëntor
- “S’kisha dijeni që do mbikëqyrja punimeve në Tunelin e Llogarasë!”- Zbardhet dëshmia e punonjësve të ortakut të Berberit: Më kanë falsifikuar firmën! Valter Begaj më kërkoi licensën
- “Policia, aparat propagande!”- Pesë ngjarje tragjike në një ditë, Gjekmarkaj: Dëshmi e dështimit të shtetit në garantimin sigurisë publike
- “Lukoil”-i rus do të shitet edhe në Maqedoninë e Veriut, pas sanksioneve
- Raportime për bomba të vendosura në disa shkolla fillore në Kumanovë
- Vrau me thikë vizitorin për një kalë, arrestohet autori 62-vjeçar në Berat

