Një lajm shqetësues për Ali Ahmetin dhe Nikolla Gruevskin, si kundërshtarë të deklaruar dhe të përbetuar të Ridefinimit të Maqedonisë, ka ardhur nga Dibra, Kërçova, Sruga dhe Ohri. Mijëra e mijëra banorë të këtyre qyteteve kaën mirëpritur koalicionin Rilindje me Besë, duke vërtetuar se Ridefinimi mbetet platforma më serioze shqiptare më 11 dhjetor.
kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi: “Ne do t’ia kthejmë shqiptarëve hisen që iu takon këtë shtet. Dikur ishte e pamundur të besohej se Ali Ahmeti me shokët e tij do të përkuleshin dhe do të zbatonin vetëm urdhrat e Nikolla Gruevskit, ngaqë ajo ua dorëzoi palës maqedonae edhe atë që nuk i takon asaj – edhe Maqedoninë shqiptare. Por, Lëvizja BESA do ta kthejë atë që na takon pa dëmtuar asnjërin, mjafton që shqiptarët e kanë të qartë se kënd duhet ta ndëshkojnë me votë në këto zgjedhje. Çdo votë në zgjedhjet e 11 dhjetorit është e rëndësishme. Çdo votë e juaj është fuqizim i zërit të shqiptarëve të cilët o sot, o kurrë do t’i dalin zot vendit të të parëve të vet, vendit që do të mbetet i fëmijëve tanë – Maqedonisë shqiptare”, ka thënë Kasami.
Kjo prezencë masovike dhe mesazhet e fuqishme të Kasamit, kanë frikësuar në masë të madhe partnerët e koalicionit, të cilët frikën e kanë manifestuar përmes mediumeve të tyre të afërta, që kanë publikuar lajme të rrejshme për gjoja dështim të tubimeve, të cilat i kanë ilustruar me fotografi të bëra ende pa filluar tubimet.
Strategji të ngjashme gjatë fushatës në të kaluarën ka përdorë edhe Partia Socialiste Serbe e Sllobodan Millosheviqit.
Koalicioni “Rilindje me BESË” është duke zhvilluar tubimin e saj qendror në Strugë, ndërsa nga ajo që mund të shihet nëpër fotografit është fakti se salla “Pallati i Kulturës” është i vogël për të nxënë të gjithë BESATARËT.
Nga struganët u kërkua dalja masive në këto zgjedhje dhe rrethimi i numrit 10.
Nga koalicioni bënë thirrje që të ju jepet shansi atyre që të korrigjojnë gabimet e BDI-së, të cilët siç thanë “vetëm kanë dhënë nënshkrime për burgimin dhe rrahjen e shqiptarëve”.