Në letër kompania ekziston, ndërsa në realitet nuk ka as kuti postale. Kështu është rasti me kompaninë “T&M Investment” në Lugano të Zvicrës që është pronar i “Eksiko-s” në Maqedoni. Por, përveç që nuk ka seli të veten, kompania që ka të ardhura nga buxheti dhe posedon patundshmëri në Vodno, është formuar nga një kompani e dytë, ndërsa kjo e fundit është formuar nga një kompani e tretë. Kush është pronari i të gjitha këtyre kompanive, në regjistrin qendror të Luganos nuk shkruan.
Më shumë ndiqeni kronikën e Alsat M:
https://www.youtube.com/watch?v=-m0YZBAYAqA