htëpia botuese “Kiro Dandaro”, e cila zyrtarisht ka botuar fletëvotimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për 11 dhjetor, të shtunën pasdite ka botuar 90 mijë fletëvotime më shumë për të testuar pajisjet për botim, merr vesh Agjencia e lajmeve “Meta” nga burime të saj anonime.
Sipas burimeve, rasti është denoncuar edhe para misionit të OSBE/ODIHR. OSBE as nuk e kanë pranuar informacionin as nuk e kanë demantuar, por kanë pohuar se të gjitha vërejtjet do të jenë të përfshira në raportin që do të publikohet pas zgjedhjeve.
Të punësuarit në “Kiro Dandaro” për “Meta” vërtetojnë se kanë botuar më shumë fletëvotime. Sipas tyre nuk dihet a do të shkatërrohen dhe a janë me numër serik.
Nga zyra e shtëpisë botuese “Kiro Dandaro” kanë mohuar të japin më shumë detaje dhe kanë adresuar gazetarin te KSHZ, për detaje më tepër.
Violeta Duma, anëtare në KSHZ-së ka thënë se nuk është e njoftuar me këtë rast. Sipas saj, nëse ky rast është i vërtetë, është tmerruese.
“KSHZ kryen kontrolle të rregullta në shtëpinë botuese “Kiro Dandaro”. I tërë procesi është nën mbikëqyrjen e kamerave. Procesi po ec normal, në afatet e parapara, me masat më të mëdha të sigurisë. Për së pari herë po dëgjojë për fletëvotime të këtilla, nëse është e vërtetë, do të ishte tmerr, mos dhashtë Zoti të jetë ashtu. Por, “bombat” na kanë dëshmuar se edhe atëherë kur kemi menduar se gjithçka është në rregull, nuk ka qenë ashtu”, tha Duma,
Zëvendës kryetari i KSHZ-së Rexhep Prekopuca nuk e ka komentuar këtë informacion.
Bedredin Ibrahimi, anëtar i KSHZ-së, i vlerëson spekulime këto zëra.
“Nuk është i saktë informacioni. Shtëpisë botuese i kemi dhënë urdhër për botim, afati për botim të fletëvotimeve ka filluar ditën kur e kemi zgjedhur atë shtëpi botuese.