Jemi vetëm pesë ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Por pse këto zgjedhje janë të parakohshme, kur të njëjtat do duhej të mbaheshin në vitin 2018. Tv shenja ju sjell një retrospektivë të krizës politike me të cilën u përball Maqedonia këto dy vitet e fundit.
Gjithçka filloi me kërkesën e liderit të opozitës Zoran Zaev, I cili kërkoi nga ish kryeministri Nikolla Gruevski që të arrijnë kompromis për një qeveri teknike, në të kundërtën ai tha se do të nxjerr materiale nga bisedat e përgjuara të cilat I kishte siguruar ai nga përgjimet e paligjshme. Zaev dhe Gruevski nuk arritën marrëveshje, pasi Gruevski e inçizoi takimin në qeveri dhe menjëherë e akuzoi Zaevin për shantazh. Më pas pësuan publikimet e materialeve të pargjuara të njohutr si bombat e Zaevit. Në bisedat e publikuara nga LSDM opinioni pati rastin të dëgjojë manipulimet dhe keqpërdorimet e bëra nga ana e pushtetit.
Më pas pasuan edhe protesta të shumëta, si dhe vendosje të tendave përpara Qeverisë nga protestuesit që ishin kundër pushtetit dhe tenda të tjera para parlamentit nga simpatizuesit e pushtetit. Për dalje nga kjo krizë politike që tanimë ishte shpërndarë edhe në rrugë, me ndihmën e ndërkombëtarëve përfaqësuesit e partive parlamentare u ulën në tryezë të bisedimeve, me çka më 2 qershor të vitit 2015 u arrit “Marrëveshja e Përzhinos”, duke u pasuar më pas me protokollin e 15 korrikut. Në rrugëtimin e tyre për dalje nga kriza politike, përfaqësuesit politik në tryezën e bisedimeve, kanë hasur në shumë ngecje gjatë implementimit të pikave të marrëveshjes, duke bërë kështu që të shkelen pothuajse të gjitha afatet e parapara në këtë marrëveshje.
Përfaqësuesit politik kanë arritur që në kohë ti përmbyllin vetëm dy çështje, kthimin e LSDM-së në Kuvend, të cilët paraprakisht e kishin braktisur atë, si dhe emërimin e Prokurores Speciale, që do të merrej me materialet e dala nga përgjimet e paligjshme. Por tek kjo e fundit ishte marrëveshje e përgjysmuar për shkak të përgjysmimit të ekipit të Prokurorëve të Janevës.
Ligji për ndalimin e publikimit të bombave, zgjedhje të parakohshme parlamentare, modeli zgjedhor, regjistrimi I ri I votuesve, pastrimi i listave zgjedhore, emërimi i anëtarëve të KSHZ-së, kodi zgjedhor, kompetencat e KSHZ-së, ligji për Qeveri Teknike, reforma në media, ndarja e shtetit nga partia, ishin disa nga pikat e kësaj marrëveshjeje, për të cilat u formuan grupet punuese me përfaqësues të partive politike si dhe me ndërmjetësim të ndërkombëtarëve. Partitë fillimisht u morrën vesh që të ketë zgjedhje të parakohshme më 24 prill. Raundi I parë I bisedimeve përfundoi më 27 mars kur edhe përfundoi edhe mandati I ndërmjetësit belg në bisedime Piter Vanhoutte, palët negociatore nuk arritën të implementojnë marrëveshjen.
Më 15 janar Kryeministri i vendit deponoi dorëheqjen e tij dhe në vend të tij u zgjodh kryeministri teknik Emill Dimitriev, me çka edhe u formua Qeveria teknike, programi I së cilës do të kufizohej në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Më 21 shkurt, Ambasadori Amerikan në Maqedoni Xhess Bejli, në një deklaratë të përbashkët me përfaqësuesit e BE-së tha se nuk janë përmbushur kushtet për të organizuar zgjedhje të besueshme më 24 prill.
Më 23 shkurt, u mbajt seanca për shfuqizimin e vendimit për shpërbërjen e Kuvendit, ndërkaq si datë e ardhshme u përcaktua të jetë 7 prilli.
Më 6 prill, shpërbëhet Kuvendi I Maqedonisë dhe nuk pranohen dorëheqjet e ministrave të LSDM-së, pas çka vendoset që vendi të shkon në zgjedhje më 5 qershor.
Më 15 prill, Kryetari i kuvendit Trajko Velanovski, nënshkruajti vendimin për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme më 5 qershor.
Më 12 prill presidenti I shtetit Gjorge Ivanov, morri vendim për abolimin e 56 funksionarëve politik, gjë që e thelloi edhe më shumë krizën politike.
Pasuan protesta, të cilat zgjatën më shumë se 2 muaj.
Më 22 prill eurodeputetët Ivo Vajgëll, Robert Kukan dhe Richard Hovit bënë thirje për takim në Vienë, takim ky që nuk u realizua.
Më 14 maj, VMRO ishte e vetmja parti që dorrëzoi lista për kandidatë për zgjedhje. LSDM, BDI dhe PDSH u deklaruan se nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje.
Më 18 maj Gjykata Kushtetuese anuloi vendimin me të të cilin u shpërbë parlamenti.
Po më18 maj mblidhet parlamenti dhe Maqedonia I rikthehet qeverisë së para Marrëveshjes së Përzhinos, asaj të përbërë vetëm nga VMRO-ja dhe BDI-ja.
Në seancën e parë pas mbledhjes së Kuvendit, u konstatua dorëheqja e ministrave të LSDM-se dhe emërimi i atyre të VMRO-DPMNE-së.
Në muajin maj i dërguari special gjerman, Johanes Hajndëll, për tre herë radhazi e vizitoi Maqedoninë ku edhe realizoi një mori takimesh me liderët politik.
Më 26 maj, u hap procedurë parlamentare për Impiçmentin e Ivanovit, për shkak të vendimit të tij për abolim.
Më 27 maj, Ivanov tërhoqi vendimi për falje për 22 persona.
Më 6 qershor, Ivanov e tërhoqi tërësisht vendimin për abolim.
Ndërkohë vazhdoi raundi I dytë I bisedimeve, të cilat rezultuan me marrëveshje. Më 20 korrik të këtij viti përfaqësuesit politik u morën vesh për formimin e një qeverie teknike 100 ditë përpara zgjedhjeve. U arrit marrëveshje që lista zgjedhore të jetë e përbërë nga dy lista speciale. Një trup I përkohshëm pesë anëtarësh për monitorimin e mediave poashtu , si dhe kompetencat e ministrit të brendshëm, ku palët u dakorduan që ministri I brendshëm të jetë nga rradhët e LSDM-së, I cili do të ketë të drejtë të bëjë 15 ndryshime në strukturën udhëheqëse të MPB-së.
Më 31 gusht liderët e katër partive realizuan takim, ku edhe u vendos që zgjedhjet të mbahen më 11 dhjetor.
Ndërkaq më 17 tetor me 110 vota pro dhe asnjë kundër, u votua shpërbërja e kuvendit, me çka me nënshkrimin e kryetarit të kuvendit, edhe zyrtarisht 11 dhjetori u shpall datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.