Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni me seli në Çikago të SHBA-ve, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që në këto zgjedhje të 11 dhjetorit ta përkrahin Rilindjen me BESË.
“Lidhja e Diasporës Shqiptar për Maqedoni me seli në Çikago të SHBA-ve me vëmendje dhe maturi është duke e përcjellë situatën aktuale politike në Maqedoni dhe duke u nisur nga padrejtësitë e mëdha që i bëhën shqiptarëve përmes vasalitetit së partisë shqiptare BDI-së, e cila është në Qeverinë aktuale të Nikolla Gruevskit vlersojmë se çdo iniciativë e mirëfilltë, që shkon në të mirë të shqiptarëve duhet të përkrahet. Prandaj nga këtu shprehim bindjen tonë se opsioni që duhet ta përkrahin dhe mbështesin shqiptarët e Maqedonisë është Rilindja me BESË, pra o sot o kurrë, është çasti që më 11 dhjetor shqiptarët ta bëjnë ndryshimin e madh duke votuar numrin 10-të. LDSHM u bënë thirrje shqiptarëve të rreshtohen në këtë opsion politik, pasi kemi konstatuar se vetëm Rilindje me BESË mund të mbrojë dhe avancojë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni”, – thuhet në njoftimin e LDSHM për media.