Ambasada e SHBA-së në Shkup mbrëmë ka publikuar në rrjetet sociale se linjat telefonike i kanë të ndërprera.
“Linjat telefonike të ambasadës momentalisht nuk janë operative. Nëse e keni urgjent dhe keni nevojë për ndihmë, kontaktoni Qendrën operative të Departamentit amerikan të Shtetit në +1-202-647-1512”, thekson Ambasada e SHBA-së në Tuiter-in e publikuar.
Më shumë hollësi për ndërprerjen e lidhjeve telefonike akoma nuk ka as nga Ambasada e SHBA-së as nga MPB-ja.