Raportohet se mbrëmë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri afër shtabit partiak të LSDM-së në Strumicë, mes qytetarëve dhe policisë.
Sipas informatave paraprake zyrtarë policorë kishin shkuar të arrestojnë një person të dyshuar për kryerjen e një vepre penale, por qytetarët të cilët kanë ndodhur në vendngjarje nuk kanë lejuar arrestimin e tij dhe personin e dyshuar e kanë futur në shtabin partiak të
LSDM-së. Bëhet e ditur se më pas janë sulmuar dy policë të cilët janë transferuar në spital për t’i
trajtuar lëndimet e marra, ndërsa thuhet se inspektorët policorë kanë shtënë me armë në ajër. Personi i kërkuar ka deklaruar se po e arrestojnë pasi që është aktivist i LSDM-së. Nga policia nuk ka ende informata zyrtare rreth incidentit.
Data 16.09.2025
Aktuale
- Kremlini: “NATO është në luftë me Rusinë” – Midis retorikës dhe realitetit
- Sot nis gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së
- Ish-diplomati amerikan, James Rubin sot e vazhdon dëshminë në Speciale
- Bujar Osmani: Jemi të bashkuar për t’i thënë jo nënshtrimit, jo servilizmit!
- Varianti i ri i Covid: Kjo mund të jetë shenja e parë alarmante
- Mickoski: Levica po i jep BDI-së një shans për mbijetesë politike
- Me qindra pjesëmarrës Ramadan Imeri hapi shtabin zgjedhor në Dibër
- Aksident në aksin Fier‑Patos, makina përfundon në kanal pas përplasjes me një automjet tjetër! Pamje nga vendngjarja