Të drejtat LGBT nuk bëjnë pjesë në agjendat e partive politike, tregon analiza e shoqatës civile “Fronti subversiv”, i përpiluar sipas pyetësorëve të dërguar deri tek partitë për përfaqësimin e problemeve të LGBT në platformat e partive politike.
Nga “Fronti subversiv” kanë dërguar pyetësor deri tek 31 parti politike ndërsa përgjigje kanë marrë vetëm nga pesë, LSDM, PL, RDM, PLD dhe E Majta.
“Analiza tregon se të drejtat LGBT nuk bëjnë pjesë në platformat e partive politike, ndërsa aty ku bëjnë pjesë, bëhet fjalë për parti me fuqi të vogël politike dhe ndikim. Këtë e kuptojmë si reflektim të qëndrimeve homofobike në shoqëri. Partia e vetme që është përgjigjur në listat e partive e që ka person LGBT është Partia Liberale” thotë Antonio Mihajlov nga “Fronti subversiv”.
Është e rëndësishme të luftojmë për të drejtat e të gjithëve ndërsa kjo do të thotë të drejta të barabarta për njerëzit që takojnë komunitetit LGBT, thotë ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Vauter Plomp.
“Më 10 dhjetor do të festojmë Ditën e të drejtave të njeriut, javën e kaluar e shënuam Ditën e luftës kundër sidës. Mendoj se është me rëndësi të shohim në këto ditë se kemi arritur diçka të bëjmë. Kjo ka të bëjë edhe me vendin tim Holandën, por edhe me Maqedoninë. Është shumë e rëndësishme se si shtetet ia dalin me llojllojshmërinë. Është e rëndësishme që të luftojmë për të drejtat e njeriut. Mendoj se janë bërë hapa të mira për të drejtat e komunitetit LGBT në Maqedoni” thotë Plomp.