Mos pandeh dikush se nuk i njohim banditët dhe drejtorët e sotëm qyqarë të BDI-së, që shantazhojnë e dhunojnë nëpunës shtetëror dhe të punësuar nëpër ndërmarrjet publike, vetëm pse ata nuk merren me aktivitet partiak, sikur të ishin shërbëtorë të kësaj partie, porosit shkrimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti. “Kuptohet, për të njerëzishmit është e pamundur ta imagjinojnë shqiptarin që fitoren ‘demokratike’ dhe postin e drejtorit, e mbështet mbi gjakun e të nënshtruarve të vet dhe mbi lotët e nënave shqiptare! Dhe duhet mbajtur mend këta dhunues e bandit të sotëm partiak të BDI’së,e që veprojnë sipas udhëzimeve të drejtuesve partiak! Edhe atë jo që t’u hakmerremi e ta thellojmë humnerën e rrugaçërisë partiake, ku na ka zhytur BDI’ja, por që të mundet fëmijët tanë të shohin pamjen e qyqarëve shqiptarë që na dhunuan për një votë të vetme dhe ç’fytyrë kanë ata që na shiteshin ‘trima’ e ‘burra’, por vetëm pse e dinin se dhuna mbi shqiptarin le që nuk ndëshkohet, por edhe shpërblehet!”, vlerëson shkrimtari Kim Mehmeti.
Data 07.12.2025
Aktuale
- DPHM: Java e ardhshme sjell stabilizim të motit dhe temperatura më të larta
- Emad Mehmeti: Protesta në Shkup dhe UÇK-ja që s’mund të “preket” nga askush
- Milloshoski: Nuk do të ndërtohen kampe refugjatësh në Maqedoni
- A do të përfundoj autostrada 57 km Kërçovë-Ohër, në vitin 2027?
- (VIDEO) ASH e Selës: Të mos njolloset lufta e UÇK-së
- (VIDEO) Zv/kryeministri Fetai: Nuk më dëmtoni me metoda udbashe, rroftë UÇK-ja
- Nafie Selmani: Për burrat e VLEN-it, Kosova është Kosovë apo “Metohi”?
- Mickoski kërkon garanci për integrimin në BE

