Dje në tubimin e madh në Shkup, qytetarët e Maqedonisë dërguan një mesazh, me zë të lartë, mesazh të qartë se janë për ndryshimet dhe për jetë në Maqedoni, theksoi sot në Oher bërtësja e listës së LSDM-së, Radmilla Shekerinska.
“I tillë do të jetë dhe mesazhi që do të dëgjojmë sot në Dibër, Strugë dhe Ohër.
Sot unë do të doja për të dërguar një mesazh të ngjashëm deri te të punësuarit në administratën që vuajnë nga presionet e pushtetit. Deri tek ata që janë të pavendosur dhe ende mendojnë kujt ta japin votën e tyre.
Bashkohuni me ne për të dhënë fund kërcënimeve, presionit, frikës. Bashkohuni me ne për të kthyer faqe të re në historinë e Maqedonisë”, tha ajo.
Ajo më tej në deklaratë tha se zëri i secilit është i rëndësishëm dhe vendos. Zëri i të gjithëve do të vendos nëse në 4 vitet e ardhshme do të mbijetojmë apo do të ketë jetë. Jeta e të rinjve në Maqedoni, jeta e të gjithë qytetarëve këtu në Maqedoni.
“Prapa paravanit vetëm vendosim, askush nuk do të dijë për kë e keni dhënë votën tuaj.
Vetëm me fuqinë e stilolapsit në duart tuaja keni për të vendosur ku të shkojë Maqedonia.
Ne jemi të bindur se shumica e njerëzve në këtë vend duan jetën, një jetë për të dashurit e tyre këtu në vend, në atdheun e tyre.
Ne jemi të bindur se më 11 dhjetor me këtë stilolaps në duart ju vendosni për të dhënë një shans të gjithëve në vendin tonë. Për paga më të larta, më pak presion, pensione më të mira, të holla për qytetarët, për institucionet që do të punojnë në shërbim të qytetarëve, drejtësi dhe një jetë më të mirë këtu në Maqedoni”, tha ajo.