Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe pranë Universitetit Kirili dhe Metodi, me mungesë kuadri tash 15 vjet. Vendet e profesorëve të cilët kanë ndërruar jetë apo janë pensionuar nuk janë zëvendësuar as sot e kësaj dite. Studentët thonë se si pasojë e mungesës së profesorëve shënojnë ngecje gjatë studimeve.
“Ne po humbasim shumë, ne jemi studentë që duam ta mësojmë gjuhën dhe vërtetë është shumë vështirë ta mësojmë kështu, është e nevojshme shumë kohë dhe mund. Ligjëratat janë pjesa më e rëndësishme e asaj që duhet ta mësojmë ne. Ne nuk përparojmë me mësimin e gjuhës dhe si pasojë ne vetëm i japim para fakultetit ndërsa nuk po arsimohemi”, tha Filip Anastasov , student i vitit të dytë Fakulteti i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Profesori i pensionuar në këtë katedër Avzi Mustafa, thotë se kjo çështje po dëmton shumë katedrën e Gjuhës Shqipe. Ai këmbëngul në përmirësimin e gjendjes, meqë nuk bëhet fjalë për punësime të reja por zëvendësim të vendeve që kanë mbetur bosh.
“Me rastin e pensionimit të profesorëve Xhevat Gega, Remzi Nesimi, Haki Ymeri, Zimri Osmani dhe me ndërrimin jetë të kolegut Qani Memeti dhe me pensionimin tim, tani katedra ka ngelur në mënyrë shumë të palakueshme në plotësimin e kuadrit. Në bazë të të dhënave që i posedojë, kjo katedër tani nuk i plotëson nevojat për mbajtjen e mësimit në gjashtë lëndë, përkatësisht 40 orë nuk janë të plotësuara. Ja studentët 40 orë të paplotësuara në mbarim të semestrit nuk e di se si do t’i zëvendësojnë”, deklaroi Avzi Mustafa, profesor. Sipas profesorëve katedra e Gjuhës Shqipe ka bërë përpjekje permanente përmes dekanatit dhe senatit të këtij Universiteti për përmirësimin e kësaj gjendje, por ministria e Arsimit është arsyetuar se problemi qëndron te ministria e Financave. Nga Ministria e Arsimit ishin të
pakapshëm për të komentuar mungesën e kuadrit në Katedrën e Gjuhës Shqipe.
Data 21.12.2025
Aktuale
- Shkup, mbahet panel mbi praninë e gjuhës turke në Ballkan
- Izet Mexhiti: Kongresi i BDI-së ishte teatër, pa transparencë dhe pa përgjegjësi politike
- Aksident në rreth-rrotullimin e Bradasheshit, katër persona të plagosur! Dërgohen me urgjencë në spital
- Marshimi i 34-t për engjëjt në Koçan: Nuk do të lejojmë që e vërteta të varroset
- (LISTA) BDI zgjedh kryesinë e re në Kongresin e sotëm partiak
- Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
- Arifi: Mirënjohës për besimin, gati për përgjegjësinë si nënkryetar i BDI-së
- Detaje/ 20-vjeçarja nga Indonezia u arrestua pasi braktisi foshnjen pas lindjes, punonte në Shqipëri si pastruese në lokal (EMRI)

