“Jemi në sheshin e Flamurit në Saraj dhe pranë përmendores Isa Boletini, të cilin do ta shohim tani se sa mund kjo shtatore ti përballoj erërat e forta dhe sa është i qëndrueshëm ky bust.”
Banorët thonë se përmendorja nuk është e sigurt, pasi që nuk është i përforcuar bazamenti i saj. Sipas tyre, në rrezik janë edhe nxënësit e shkollës fillore “Dituria”, pasi që përmendorja është pranë kësaj shkolle.Kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati thotë se shtatorja është mirë e siguruar dhe nuk ka rrezik.G: “Vërejtëm se bazamenti i përmendores së Isa Boletinit nuk është i ndërtuar mirë, a mendoni se rrezikohen jetët e fëmijëve me këtë?”“Absolutisht jo se ajo shtatorja e Isa Boletinit është vendosur sipas projektit dhe gjithçka është sipas parametrit të cilët e kanë paraparë njerëzit kompetent për atë punë, nuk mund të ketë as një shqetësim, sepse nuk shoh që të ketë ndonjë shqetësim në atë drejtim”, u shpreh Bekim Murati, kryetar i Komunës së Saraijt .Sheshi përreth shtatores ende ka ngelur i papërfunduar, edhe pse nga komuna ishte premtuar se të gjitha punimet do të duhej të përfundonin gjatë majit të këtij viti.Kryetari i komunës pranon për ngecjet e punimeve dhe se tani thotë se projekti është në fazën finale. Por, banorët ankohen se përkundër promovimit dhe investimeve të këtij projekti, ky shesh nuk mirëmbahet si duhet.“Sheshi ka qenë këtu gjithmonë dhe para disa kohëve u shtrua me pllaka dhe tani e ndryshuan i morën të gjithë pllakat që ishin këtu dhe kanë shtruar rrugë në ndonjë vend tjetër. Dhe ndërtuan përsëri shesh të ri por është i njëjti shesh nuk e di çfarë bëjnë me siguri bëjnë larje të parave…”, tha Selajdin Saliu, banor.Shtatorja e Isa Boletinit në sheshin e quajtur të flamurit u zbulua më 23 janar të këtij viti, investim prej 18 milionë denarëve vetëm nga buxheti i komunës së Sarajit. Përgatiti: Afrim Jonuzi
Shtatorja e Isa Boletinit rrezik te rrenohet, prek kryetarin e Komunes nuk duhet te kete shqetesim
(Kronikë e TV 21 e dates 17 November 2016)