Në fshatin Çerkez të Kumanovës po përfundon ndërtimi i Memorialit kushtuar dëshmorit të U:K-së, Ismet Mustafa. Ai ka rënë në betejën e lavdishme të Koshares në vitin 1999, kurse Memoriali ndërtohet me përkrahje të nëndegës së Lëvizjes Besa në këtë fshat. Tani është vendosur pllaka përkujtimore me emrin “Ismet Mustafa”, kurse ende janë duke u zhvilluar punime për rregullimin e sheshit që do të mbajë emrin e tij.
Kush është Ismet Mustafa?
Një ndër dëshmorët e kombit që dha jetën për lirin, padyshim është edhe Ismet Esat Mustafa. I lindur më 22 Dhjetor 1970, në fshatin Çërkez të Kumanovës.
Është fëmiu më i madhi i Esat dhe Kadrie Mustafës të cilët kishin 4 fëmijë : Ismeti, Ahmeti, Sameti dhe motra Feridja. Ismeti ishte i martuar me Makfiren, ku Zoti ju dhuroi një djali , që Ismeti e pagzoi me emrin Berat. Berati nuk arriti të rritet me babain Ismet, se ai kishte vetëm 2 vjet e 3 muaj, kur babai i ra dëshmor.
Ismeti, rrjedh nga një familje e pasur bujare shqiptare. Ai filloi ti njohë rrjedhat shoqërore në vendin e tij, si në Maqedoni dhe në Kosovë dhe ti ndjejë shpirtërisht dhe fizikishtë padrejtësit që bëheshin ndaj gjithë popullit shqiptar, e sidomos ndaj trevave të Kumanovës.Së shpejti erdhi edhe viti 1998 kur në Kosovë do të arrij kulminacioni i së keqës, sundimi më barbarë në historin e njerzimit. Kështu në Mars 1999, Ismeti me disa shokë do të niset për të ju bashkuar shokëve të luftës në frontin e Kosovës. Ai u nis për në Shqipëri, konkretisht në vendin e quajtur Vlonë -Krumë, ku do të përfshihet në përgaditjet psiko-fizike dhe stërvitjet ushtarake për luftë. Pasë dy javësh stërvitjesh me disa komandant Bilall Syla, Sami Ukshini, Agim Haziri, Esat Krasniqi, Bashkim Lladrovci, Shaban Musliu, Ramadan Bytiçi, etj Ismeti arriti një përgaditje të shkëlqyeshme dhe ishte ndër të parët që u reshtua për të marr pjes në luftime, rrëfen bashkëluftetari i Ismetit , Abdylqerim Lutfiu. Pasë përgaditjeve, një numër prej 40 ushtarëve, ku ishte edhe Ismeti u nisëm drejt Kosharës. Nga Vlona në drejtim të rrethit të Gjakovës dhe arritëm në Popaj të Tropojës, ku ishte Zonë stërvitore e UÇK-së, aty jemi furnizuar me armatim dhe para se të arrim në Kosharë u ndalëm në fshatin Padesh në Shqipëri për të prit, komandën e brigadës 131, ku ndërkoh u formua brigada ,,138 Agim Ramadani,,. Pasë disa orëve erdhi Sami Ukshini, komandant sokoli kërkoi vullnetarë në përforcim të bataljonit 237 ku operonte Hysen Berisha.
Në mesin e vullnetarëve ishte edhe Ismeti, u nisëm në drejtim të vendit të quajtur Vrejtore, un Abdylqerimi Lutfiu, Ismet Mustafa, Samet Lutfiu, Remzi Fetau, Emin Isa, Vesel Uroçi dhe disa shokë të tjerë, u përfshi në ofanzivat e prillit që ishin ndër ofanzivat më të rrezikshme. Në ofanzivën e 10 Prillit 1999, ndër komandantët që mori pjes në kët ofanziv ishte Ramadan Bytiqi komandant, Lisi. Ky aksion, filloi nga ora 10 e mëngjesit dhe vazhdoi deri në orën 3, të 11 Prillit 1999. Në mëngjes, pas përfundimit të aksionit, jemi kthyer në shtëpin e Sadikut, që ishte një shtëpi e shenjtë, që granatohej pa ndërprerë, ndërsa asnjëherë nuk ishte qëlluar nga forcat e armikut. Pas disa orë pushimi, filluan përsëri granatimet dhe përnjëherë u zgjuam dhe morrëm aksion në drejtim të Kazermës së Ushtrisë Sërbe, që ishim në një distanc prej 700- 800 metrave, dhe nga ky aksion ne arritëm ti largojmë forcat e armikut, dhe u stacionuam në Kazermën e Ushtrisë Sërbe.
Në këtë ofazivë, të sukseshme të UÇK-ës , pjesmarrës ishte edhe Ismet Mustafa.
Të nesërmën, më 12 Prill 1999, jemi vendosur te pika e minahedhësve 82mm, në një distancë prej 300 metrave, i rezistuam forcat serbe, gjat 14 -15 Prill 1999. Ne duke luftuar ball për ball me armikun, arritëm që forcat serbe ti largojmë nga pozicionet e tyre. Në mëngjesi e 16 Prillit 1999, fillojë ofansiva më e rëndë e forcave serbe mbi forcat e UÇK-së, ishte mëngjesi i kobshëm, ku në këto granatime dhe luftime të ashpëra në pikën e frontit, ra dëshmorë Ismet Mustafa. Ne shokët arritëm ta tërheqim nga vendi i ngjarjes trupin e pa jet të Ismetit. Ishim të piklluar se humbëm shokun e bashkëvendasin ton nga Kumanova.
Ismet Mustafa është nder dëshmorët e parë pasë Ismet Jasharit, që lau me gjakun e tij tokën e Kosovës. Ne shokët e luftës rrëfen Abdylqerimi e dërguam nëpër fshatin Padesh deri në spitalin e Bajram Currit ku e vendosëm në spitalë.
Komanda, e lajmroi familjës për rastin e rënies së Ismet Mustafës dëshmorë.
Vëllau i Ismetit, Ahmeti, rrëfen se ne morrëm lajmin e hidhur me datë, 16 Prill 1999, ditë e shtunë, në orët e mbremjes, ndërsa ai kishte rën dëshmor në orën 10 h. Unë dhe babai u nisëm për në Tiranë dhe nga Tirana për në spitalin e Bajram Currit, dhe në mortore e verifikuam dhe e morëm Ismetin dhe bashkërisht me disa shokë të Ismetit, me traget kaluam në Fiersë dhe drejtë në Tiranë.
Pas një periudhe tri ditshe të rregullimi të dokumentacionit më datë 22 Prill 1999, ne arritëm që vllaun tonë ta varrosim në varrezat e fshatit Çërkes, me nderime të larta fetare dhe kombëtare duke lexuar një referat kushtuar Jetës dhe veprës së tijë. Sot familja Mustafa dhe djali i tijë Berati e kujtojnë me mallë vëllaun dhe babain Ismet. Ai ra dëshmor për të mos vdekur kurr, nëse i nderojm dëshmorët nderojm kombin nderojm vetvetën, se në saje të gjakut të tyre ne sot e gëzojm lirinë. Lavdi gjith dëshmorëve të kombit. (Dr. Minir Ademi-Kumanovë).