Përveç boshnjakut Ferid Muhiq, i cili ndodhet në listat e kandidatëve për deputet në rradhët e LSDM-së, nga ana tjetër është Zeqir Ramçiloviçnga fshati Konjare i Shkupit, docent-doktor i historisë së boshnjakëve, i cili me propozim dhe vullnetin e një pjese të konsiderueshme të qytetarëve boshnjak ndodhet në listën për deputetë në rradhët e partisë maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE-së. Ramçiloviq në kuadër të intervistës së Almakos “3pyetje nga Mensur Krasniqi” ka shpjeguar arsyet e bashkangjitjes së tij në VMRO dhe Koalicionit për Maqedoni më të mirë, mbi standardet multietnike dhe multireligjioze në VMRO si dhe mbi LSDM-në e cila promovon standarde të larta multietnike, po edhe dygjuhësinë, vetëm që të fitojë votat e elektoratit shqiptar.
Mensur Krasniqi: Ju jeni njëri ndër të rrallët, mos të themi i vetmi boshnjak, nëse nuk gaboj që nga një Shoqatë për bashkimin e boshnjakëve, u bëtë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në VMRO dhe Koalicionin për Maqedoni më të mirë. Si arritët të gjendeni në këtë listë?
Zeqir Ramçiloviq: I saktë konstatimi juaj. Unë jam kandidati i vetëm për deputet nga komuniteti boshnjak në emër të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”. Mirëpo, ajo që është shumë më e rëndësishme, unë jam kandidati i vetëm për deputetë boshnjak që i përfaqësojë boshnjakët në këto zgjedhjeve. Përveçse në këtë koalicon, në të gjitha listat tjera për deputetë kemi disa boshnjakë që ose heshtin ose publikisht deklarohen se nuk i përfaqësojnë boshnjakët. Pra, në opsionet tjera boshnjakët nuk kanë përfaqësues të tyre. Pyetja është e parashtruar shumë thjesht, por që kërkon një përgjigje shumë më komplekse, pasi ju mendoni se deputet bëhesh me ftesë të liderit të ndonjë partie politike. Shikoni, gjatë gjithë jetës sime mësoj, shkollohem, ndërtohem si personalitet.
Në të gjithë këtë proces, kam punuar në afirmimin dhe promovimin e boshnjakëve, ku thuajse pjesën më të madhe të punës sime shkencoro-hulumtuese ia kam përkushtuar shoqatës sime, ku qëllimi është që të mos harrohet historia dhe proceset lidhur me boshnjakët në këto hapësira. Shikuar këtë nga një pikëpamje të thellë është e një rëndësie shumë të veçantë. Dhe duke parë që boshnjakët nuk ishin të organizuar mjaftueshëm, atëherë unë u përfshiva tek sektori joqeveritar me anë të shumë projekteve, prej të cilave në të shumtën e rasteve isha iniciator, dhe punuam shumë; parasegjithash në sferën e kulturës, arsimimit, sportit; në shpërndarjen e librave në gjuhën boshnjake, të drejtat e njeriut dhe shumë projekte tjera. Pra pa ndonjë ambicie politike. Thjesht dëshiroja të bëjë diçka për popullin tim. Por sërish aktiviteti im vazhdoi pasi një grup qytetarësh më gjatë zgjedhjeve lokale që të isha këshilltar në komunën e Petrovecit. Kështu që u gjenda i angazhuar, sidomos në përmisimin e gjendjes së boshnjakëve, ku mund të them se kam gjetur përkrahje nga institucionet e pushtetit qendror dhe lokal të udhëhequra nga VMRO-DPMNE.
Për shkak të aktiviteteve të shumta ne u bëmë të kërkuar për parti të ndryshme politike. Filluam negociatat, me të cilat Shoqata për Bashkim Kulturor të boshnjakëve në Republikën e Maqedonisë dhe VMRO-DPMNE nënshkruajtën memorandum për bashkëpunim, me qëllim, ashtu siç thashë intensifikimin e proceseve lidhur me përmirësimin e statusit të boshnjakëve në Republikën e Maqedonisë.
Mensur Krasniqi: Sa VMRO-DPMNE-ja i respekton standardet multietnike dhe multireligjioze?
Zeqir Ramçiloviq: Republika e Maqedonisë është shtet multietnik dhe shoqëri multikonfensionale, dhe VMRO si bartëse e pushtetit në koalicionin me BDI-në dhe partitë më të voga po e zhvillon këtë koncept në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në Republikën e Maqedonisë. Në strukturat më të mëdha të partive kemi bashkësi të ndryshme të religjioneve të ndryshme; dhe në listat në vendet fituese ka edhe torbeshë, boshnjakë, turqë, romë, serbë, vllehë, etj. Në VMRO DPMNE vlerësojnë se është e një rëndësie të madhe zhvillimi dhe ruajtja e identitetit të komuniteteve të ndryshme me numër më të vogël dhe këtë e pranojnë të gjitha partitë tjera dhe organizatat të cilat janë të përfshirë në koalicionin tonë. Nga ana tjetër, kandidatët për deputetë të partive politike shqiptare që do të fitojnë mbështetjen më të madhe të elektoratit do të kenë përgjegjësi përveç komunitetit të tyre, të punojnë maksimalisht edhe për nevojat e komuniteteve tjera më të vogla etnike me qëllim të vendosjes së standardeve kualitative multietnike dhe multireligjioze.
Mensur Krasniqi:Si do ta kishit komentuar situatën e LSDM-së që promovon standarde të larta multietnike, po edhe dygjuhësinë, vetëm që të fitojë votat e elektoratit shqiptar?
Zeqir Ramçiloviq: Po, është i qartë qëllimi, dhe ai është manipulimi me votat shqiptare. Duke pasur parasysh praktikimin e pushtetit nga ana e LSDM-së në të kaluarën, ajo vetëm do ta rrisë boshllëkun ndërmjet etnikumeve më të mëdha dhe raportin e tyre me turqit, boshnjakët, romët, serbët, vllehët dhe tjerët. Për mua personalisht është qesharake, ku përskaj aq partive politike shqiptare, LSDM të kërkojë të drejta më të mëdha për shqiptarët dhe ende të pohon që do të marrë një numër të madh të votave të shqiptarëve. Mendoj që me këtë kanë hapur shumë çështje të panevojshme, dhe duke pasur parasysh pozitën dhe raportet në dhe jashtë Maqedonisë, por edhe tezat të rrezikshme për vendlindjen tonë të përbashkët Maqedoninë, bëhet fjalë për një tentativë të manipulimit klasik, që tanimë është i njohur për shqiptarët./Almakos