Jam këtu për të mbështetur mikun tim Menduh Thaçi. Për më shumë se 14 vjet ai ka qenë miku im ,e që në fillim të karierës së tij ai është mik besnik i Amerikës. Kur flasim për miqësi e miq, Amerika nuk ka miq më të mëdhenj se shqiptarët. ne kemi relacione të veçanta në mes. Po tani na nevojitet t’i mbrojmë këto marëdhënie. Kjo botë po ndryshon dhe Amerika ia ka nevojën ndihmës nga shqiptarët. shqiptarët kanë aq shumë përvojë në urrëzimin e gjërave që na bëjnë të dallohemi , por kanë edhe aq përvojë në rezistencë.
Janë shqiptarët e Maqedonisë poashtu që mbrojtën familjet hebreje nga nacizmi gjerman gjatë Luftës së Dytë botërore. Kur një Kishë Katolike u dogj në Miçigan , ishin familjet shqiatare ato që mblodhën para për rindertimin e saj. Dhe befasia më e madhe për ne Amerikanët ishte se gati 80 % e këtyre familjeve që mblodhën para e ndihmuan njerëzit në ndihmë ishin shqiptarë muslimanë . Kjo gjë për Amerikën nuk është gjë e zakonshme miqtë e mi, ju sillni vlera edhe për ne Amerikanët.
Në skenën botërore Amerika tani ka nevojë për liderë që janë partnerët tanë. Por fillimisht, shqiptarët duhet të zgjedhin liderë të cilët dijën të jenë partnerë të mirë sepse Menduh Thaçi nuk ka qenë vetëm mik i Amerikës, por është lider i vetëm nga Mqedonia që është mik ekskluziv i Partisë Republikane dhe Konzervativëve në Amerikë.
Miq të mi, bota po ndryshon, në Britani të Madhe dhe në Amerikë njerëzit i thanë ‘JO MË!’ elitave të qeverive . Këto qeveri nuk i përfaqësonin interesat dhe kërkesat e popullit. Unë isha në pjesën tjetër të qytetit sot, pash plot parqe dhe ndërtime te reja, statuja plot, por kur erdha këtej në anën tjetër të qytetit, nuk shoh parqe, ndërtime për fëmijët dhe as statuja për të zbukuruar vendin ku jetoni. Për 15 vjet miqët e mi, dikush ju ka keqtrajtuar të ardhurat dhe taksat tuaja. Kjo gjë duhet të marrë fund . Unë ju lus , të mos lini veten pas, të mos lini veten jashtë. Zgjidhni një lider të fortë që dinë të punojë me vendin tim , me SHBA dhe me të tjerat shtete , sepse së bashku duam të rrënojmë muret që i kanë ndarë njerëzit ekonomikisht dhe iu kanë marë lirinë individuale. Menduh Thaçi është ai lider. Ështe lider që mund të ndërtojë relacione të mira dhe t’ju sigurojë një të ardhme më të mirë!
Ashtu siç tha i sapozgjedhuri Presidenti im Donald Trump ” A ka mbetur gjë për të humbur më ?
Menduh Thaçi nuk ka pushuar asnjëherë së punuari për Ju dhe për të gjithë Shqiptarët. Ashtu siç edhe me besnikërinë ndaj Amerikës, ka patur ditë e kohë të përballjes me probleme , por ai nuk është dorrëzuar sepse është njeri i fjalës, ai nuk i then premtimet. Ai nuk ik kur gjërat vështirësohen . Ai ka qenë gjithmonë aty për Ju. Tani është koha Ju të jeni aty për të!
Dua t’ju pyes, a mendoni se kërkesat tuaja janë të përfaqësuara në qeveri? A ndiheni të integruar përmes Bashkimit Demokratik për Integrim? JO! atehërë , po ju pyes cka ka bërë për Ju BDI këto 15 vjetët e fundit miq të mi!?
Skenderbeu nuk u bë hero sepse i la otomanët të marin Shqipërinë. Poashtu miku im i ndjerë Z. Ibrahim Rugova nuk u bë hero duke e mbështetur idenë e Millosheviçit për Kosovën. Shqipttërt, miqtë e mi kanë nevojë për një lider që do të ngrisë zërin dhe të qëndrojë fortë dhe kur në nevojë të madhe të mund të thërasë në miqtë e tij në Amerikë të cilët do qëndrojnë me të mëkëmbë duke bërë së bashku betejën për barazi të të gjithë qytearëve në këtë Republikë.
Një lutje para se të largohem, kësaj jave , ju lus t’i gjeni tre miq të rinj që do votojnë për PDSH në datën 11 Dhjetor!
Ecni Drejt me Menduh Thaçin sepse ai do të dëshmojë për ecjen e tillë!
Henry Thomas Johnes IV,
Strateg dhe Keshilltar i lartë i Partisë Republikane te SHBA