Në vendkalimin kufitar Qafë-Thanë në kufirin Maqedoni-Shqipëri, organet maqedonase në bashkëpunim me ato shqiptare dje kanë sekuestruar 15 kilogram marihuanë, të zbuluar në një automobil me targa të Shqipërisë.
Ditën e djeshme nga ana e autoriteteve maqedonase, u konstatuan dy automjete, konkretisht mjeti tip “Mercedes -Benz” me targë AA 584 MZ në pronësi të shtetasit Reviol Capo, brenda të cilit ndodheshin edhe shtetasit Erand Malo dhe Ervis Dushi, si edhe mjeti tip “Volvo” me targa AA 484 IR në pronësi të shtetasit Arben Bashllari, 53 vjeç, banues në Pogradec.
Gjatë kontrollit që shërbimet policore maqedonase ushtruan tek automjeti i këtij të fundit, iu gjet e sekuestrua një sasi prej 15 kg, lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se këta persona në bashkëpunim mes tyre, lëndën narkotike të poseduar synonin ta trafikonin drejt shtetasit maqedonas. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i Krimit”.
Data 17.03.2026
Aktuale
- I vuri tritol automjetit të oficerit të krimeve në Lezhë, 32-vjeçari nuk pranon autorësinë! Dyshimet e policisë
- EMRI/ Tritoli në automjetin e efektivit të policisë në Lezhë, arrestohet autori 32-vjeçar! Rezulton me precedentë kriminalë
- Borë e shi, parashikimi i motit për nesër!
- Skandali ushqimor në Tiranë! Iu bllokua 738 kg mish pule i rrezikshëm që ruhej në kushte alarmante, AKU pezullon aktivitetin e ‘KMY’
- Trump: SHBA drejt rekordit global në prodhimin e naftës
- Flakët përfshijnë automjetin në autostradën Fier–Vlorë, mjeti shkrumbohet plotësisht
- Greqia planifikon blerjen e sistemeve izraelite të mbrojtjes ajrore dhe modernizimin e avionëve luftarakë
- Atletico i hapur për shitjen e Jan Oblak

