Këshilli gjyqësor i Maqedonisë në seancën e caktuar për sot prej ora 11, do të zgjedh kryerës të detyrës kryetarë të Gjykatës Supreme dhe Gjykata Themelore Shkupi 1.
Vendimi për përcaktimin e u.d kryetarit të Gjykatës Supreme dhe Penale në Shkup është pika e dytë në rendin e ditës, thuhet në njoftimin e Këshillit gjyqësor.
Këshilli do të zgjedh u.d. kryetarët pasi atyre aktual Lidia Nedelkova dhe Vladimir Pançevski u ka skaduar mandati të dielën.
Një pjesë e mediumeve spekulojnë se kandidati më serioz për u.d kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 1 është zv- kryetarja aktuale e gjykatës, gjykatësja Dijana Gruevska- Ilievska.
Ndryshe, Nedelkova dhe Pançevski dorëzuan kandidatura për rizgjedhjen e tyre në postet e deritanishme ndërsa përzgjedhja duhet të zbatohet menjëherë pas mbarimit të zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
Krahas Pançevskit, kandidatë për kryetarë të Gjykatës Themelore në Shkup janë edhe gjykatësit Ivan Xholev dhe Vladimir Tufegxhiç ndërsa kandidatura për kryetar të gjykatës më të lartë në shtet, përveç Nedelkovës, kanë dorëzuar edhe ish kryetari i gjykatës, Jovo Vangelovski, gjykatësja Snezhana Bajlozova dhe kolegia e saj nga Gjykata supreme, Besa Ademi.