Murtezan Idrizi, ish-kandidati për kryetar të komunës së Likovës përmes një mesazhi ka komentuar vizitën e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në Kumanovë.
Ja porosia e plotë:
“Me dhimbsen ca Kumanovare qe i njoh per njerez te mire. Me dhimbsen te gjith ato qe neser duhet ta arsyetojne vehten para miqve te tyre Kumanovar duke thene se nuk pata rruge tjeter pervec se te prezentoj ne tubim sepse do t’me nxjerrin nga puna. Nje kercovar na e solli ujkun ne torishte dhe iku te pushoje ne torishten e vet ne Zajaz. Ai,ka interesin e tij, per ti hidheruar mes veti shoket, miqt dhe dashamiret ne Kumanove. Ai disa here gjakosi Kumanoven, por si duket ende s’qenka ngopur me gjakun e bijve Kumanovar. Ai tani po len pasoja ne mesin tone per interesa te thjeshta partiake. Bravo… Ai arriti ti armiqesoje Kumanovaret mes veti, arriti ta humb biseden e hapur me fqiun, mikun e shtepise, dashamirin, shokun e perditshem qe pin kafe cdo dite.
Pse? Do te kishte qene shum me e ndershme te mos mbahej tubim dhe te mos vinte per te irituar banoret e ketushem Kumanovare, Simpatizuesit dhe anetaret prap do t’ia jepnin votat. Por te vie ne Kumanov per te perca popullaten, ky eshte tmerri me i madh ne historine e Kumanoves. C’ju deshten autoblindat? Kush nga kush frigohet? C’ju desht tubimi duke ditur situaten? Tregim grushti? C’ju desht koncerti duke ditur plaget e pashuara te qindra e mijera Kumanovareve. Mos keni harruar sa familje vajtojne ne momentin kur ju kendoni e vallezoni? C’ju duhet fitorja, meqe krejt kete katrahure te blinduar e keni vene ne dispozicion? A i perngjan kjo kohes se vitit 1988 ? C’ju duhet ajo fitore? Sot e dini c’perflitet? Ju lumte!!! Keni bere veper te madhe !!!