Maqedonia si shtet përbëhet nga më shumë etnikume, me theks të veçantë dy prej tyre, shqiptarët dhe maqedonasit. Kjo përbërje reflekton te jëtë e tillë vetëm në analiza demografike por jo edhe në udhëheqësinë e shtetit, apo të ashtuquajturin pushtet.
Për një pjesmarjë sa më identike ne pushtet gjithmone duke ju referuar demografisë, apo numrave statistikor të popullsisë, ndodhi konflikti i vitit 2001. Konflikt ky nga i cili pritej që të ndryshon pasqyra e udhëheqjes së shtetit, gjegjësisht shqiptarët të marin hisen e tyre, të gëzojnë të drejtën e të qenurit shtetformues. E drejtë kjo e cila jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga institucionet më relevante ndërkombëtare për të drejtat e njeriut konsiderohej si inegzistente.
Ç’ka ndodhi pas konfliktit të 2001-it? – ashtu edhe siç pritej, formacioni i cili edhe e organizoi konfliktin e armatosur, vullnetin e tyre të mëtejshëm t’a mbart edhe ne organizim poltik. Demilitarizimi u krye me sukses, krahu i luftës i organizuar rreth një subjekti të ri poltik i fitoi zgjedhjet e paskonfliktit, të vitit 2002. Edhe pse tentohej të paraqitej subjekt puro luftarak, përsëri ne rradhët e tyre në mënyrë të çuditshme ateruan intelektualë të përkdhelur kohë të gjatë nga regjimet e ndryshme maqedone.
Ky subjekt, që në fillim ishte i përbërë kryesisht nga krahu i luftës, cikël pas cikli zgjedhor në dëm të krahut të luftës shtohej pjesmarja e të “përkëdhelurve”, që lë shumë hapësire si në analizë ashtu edhe në gjendje faktike të kuptojmë se konflikti i armatosur realisht nuk i plotsoi nevojat e popullit shqiptarë të Maqedonisë, por vetëm i kënaqi nevojat e një grupi të interesit.
Sot e tutje, shqiptarëve iu ofrohet mundësia të zgjedhin ndërmjet një grupi të ngushtë dhe grupit tjetër të ngushtë, grupe që perfaqësojnë interesat e tyre, të organizuara nën emrin parti politike shqiptare. Konflikti i armatosur sipas gjitha analizave gjeneron një pasqyrë, që perveç ardhjes së personaliteteve tjera dhe disa reformave të imëta, më shumë në letër se sa në esencë, asgjë tjetër nuk ndryshoi. Reformat ishin strukturore, por jo edhe përmbajtësore. Atë që populli jonë kahmoti e dëshiron dhe e meriton.
Tani, kur këtij subjekti i erdhi fundi që veç epiteti i ka ngelur parti e formuar nga krahu i luftës, ku nuk ka gati asnjë luftëtar, te cilët ose janë dëbuar ose janë burgosur dhe me e keqja shumica prej tyre janë vrarë, parashtrohet pyetja: Kush pas saj?!
Kohën e fundit tek partitë opozitare shofim një trend të zhvillimit të ngjarjeve, se cila parti do i merë aktivistët e tjetrës parti dhe anasjelltas, njëjtë si ndonjë ligë sporti, ku transferimet e lojtarëve janë normale.Nuk vijnë parasysh bindjet politike, filozofitë politike, e djathta, e majta me një fjalë me randësi eshtë ndryshimi i ambientit “politik” asgjë tjetër. Ndryshim ky që përsëri bënë pjesë te ndryshimet strukturore.
Ne, kemi nevojë për esencë e jo formë, kemi nevojë për përmbajtje e jo strukturë, kemi nevojë për platformë të mirëfilltë politike e jo individ të quajtur politikan.
Në zgjedhjet e ardhshme të 11 Dhjetorit populli shqiptarë voton për platformën politike e cila shqiptarin do ta bëjë SHTETFORMUES!