Transporti i nxënësve në Strugë edhe këtë vit përballet me probleme serioze. Nxënësit nga fshati i Strugës Labunishtë më parë refuzuan të shkojnë në shkollë për shkak të problemit me transportin dhe numrin e pamjaftueshëm të autobusëve. Për shkak të kësaj disa nxënës kanë qenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi për disa ditë dhe të mos shkojnë në shkollë Nga gjimnazi Ibrahim Temo pranojnë se ka probleme. Muça shton se tashmë janë dorëzuar edhe ankesa deri tek transportuesit. Me këtë problem janë njoftuar edhe në komunë. Përndryshe, reagojnë dhe nxënësit me të cilët biseduam. Ata kërkojnë që kompetentët ta zgjidhin problemin, që të mos ndodhë siç thonë ata, të mungojnë në mësime ose të paguajnë bileta nga xhepi i tyre.
“Ajo zgjati tre ditë. Vetëm nga një autobusi vinte. Ka 200-250 nxënës, ndërsa në një autobus udhëtojnë 80-90 nxënës. Thanë se do të zgjidhet problemi, do të shohim”, u shpreh një nxënës.
“Dy, tre ditë nuk kishte, kemi protestuar dhe e sollën autobusin. Lëshuan një autobus dhe një furgon”, tha një tjetër nxënës.
Nga komuna e Strugës theksojnë se bllok – dotacionet që shteti i ka dhënë për transportin e nxënësve ende nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha nevojat e shkollave dhe se shpesh kanë intervenuar me paratë e komunës.
/Miki TRajkovski
Data 17.12.2025
Aktuale
- Realiteti i Shkupit: kur “fqinjësia e mirë” bëhet testi që Maqedonia e Veriut po e humb
- Rryma do të shtrenjtohet në Maqedoninë e Veriut
- MPB hap sportel për “Safe City”, qytetarët mund të përditësojnë të dhënat
- Përfaqësuesit e OKH “Merhamet” pjesëmarrës në Ceremoninë e Ditës Kombëtare të Shtetit të Katarit
- “Metalurgjiku” në udhëkryq! Seancë maratonë për 16 të arrestuarit, Gjykata e Elbasanit i lë të lirë, Prokuroria paralajmëron apelimin!
- Projekti për konvertim fetar në Kosovë, heshtja konsensuale dhe pasojat eventuale
- Dogana e Maqedonisë pajiset me sistem “AI” kundër kontrabandës
- FOTOLAJM/ Pamje të rënda nga aksidenti në Tapizë, trupi i viktimës bëhet copash në rrugë pas përplasjes nga 19-vjeçari me “Audi”

