Nuk me pelqen te shkruaj per askend aq me pak per ndonje kalemthyer qe vazhdon te gelltise e pertype ate qe i kane dhene interesat e momentit. Une te dashur antikombetare jam i pari qe deshiroj nje shtet te forte te Kosoves, te drejte, te afte , te pakorruptuar, ashtu siç kerkoj te njejten gje nga shteti shqiptar. Kjo eshte historia e momentit , te ardhmen se ç’duhet te ndodhe mes dy Shqiperive se vendosni dot ju !!
Ajo qe nuk lejoj eshte qe elemente te caktuar te perpiqen te hedhin gelbasa ndasish identitare mes shqiptareve. E perseris une jam shqiptar Kosove (per ata qe nuk e kuptuan) sepse stergjysherit e mi luftuan per nje toke te vetme, ashtu siç luftuan stergjysherit e çdo motre e vellai ne Kosove. Luftuan per nje liri, e nje frymarrje.
E di, e kam prekur, e kam kuptuar, e kam ndjere çdo masaker qe eshte bere mbi popullesine civile, ata gjysher, prinder, femije, te vrare, te dhunuar, te masakruar… I ndjej sepse e kam prekur dhe kuptuar se çdo te thote te kesh armikun ne dere !! E jo vetem dje, por edhe sot ne Presheve, Bujanovc e Medvegje, Sanxhak, Iliride , Malesi, Ulqin, Plave e Guci, e kudo…Kuptoj te dashur antikombetare se jua do xhepi te krijoni çarje, te krijoni konflikte, te ngrini kombe paralele , sepse me to jetoni, me ato duar qe i valvisni per te share identitetin e qe me me pas i fusni ne xhepat e qytetareve te thjeshte. Kush nga ju do ngrihet ne kembe e do te recitojne vjershen e nje kombi artificial, e nje xhelozie, e nje perzierje te pajustifikuar politike, e pallavra te tjera si keto ? Me thoni kush nga ju ? (Kur jua perseris per çeshtjen kombetare nuk ka as Ps , as Pd as Lsi. Ka vetem shqiptare ) Kush nga ju fjaleshtremberuarit ?
Tani more antikombetare si do bejme ? Si do ta ndajme historine qe doni apo s’doni ju eshte e perbashket ? Do grisim flamurin e nje krah ju e nje krah ne ? Do ta bejme Shqiponjen me nje koke ? Si do bejme me Skenderbeun ? Adem Jasharin ? Ismail Qemalin ? Isa Boletinin ? Bajram Currin ? Shaban Polluzhen ? Idriz Seferin ? Hahir Pajazitin ? Si do ti ndajme siç thoshte nje koleg i nderuar sot ne nje shkrim??? Do marrim nje sy ne e nje sy ju ? nje fije floku ju e nje ne ? nje kembe e nje dore ??? Si do bejme te dashur antikombetare mendime ngerdheshur ? Si do ta ndajme historine ? Si do ti ndajme shqiptaret ne bote ? Po rrenjet ? Po kullen e Jasharajve si do e ndajme ? Po UÇK- ne ? Ca ju e ca ne ??? Si do ta ndajme Indrit Caren ? Po komandant Shpendin e komandant Telin ? Si do ti ndajme ata qe luftuan ne ne Kosove e ata ne Iliride ?
Ajo qe mund t’ju them sot eshte te ndaleni menjehere, pa bere asnje levizje te metejshme sepse ky moment, keto rradhe, keto dallge te vjellash ardhur nga Envere , apo te tjere kuklla te momentit do te kujtohen si turpe te medha, si turpe te pafalshme. Mos harroni ka tradhetare ne lufte, por ka shume e me shume te tille edhe ne paqe. Ju nuk mundet te sakrifikoni interesat e nje kombi te perbashket per kontot tuaja bankare, qe te vertiteni ne jeten lluksoze, e te mermerisni me euro e dollare ,duke u lekundur si çingie me te ardhurat ne kurriz te nje historie te lyer me shpirtera njerezish. Historia nuk ndalet as para ndonje burracaku te momentit, as pas ndonje te tredhuri ne mendime, historine e thashe edhe me pare e bejne burrat e jo gjysme burrat.
Si do na e ndani gjakun ? Do hapni senatoriume e do na infiltroni gjak serb, grek, turk, kinez, apo çfare per te na bere te ndryshem nga njeri – tjetri ? Si e keni menduar kete pune te dashur antikombetare ? Si do ta ndryshoni gjakun ??? Si do ta ndani ?
Kur te zgjidhni kete pune, pra si do te na ndani historine atehere shkruani serisht. Deri ne ate moment gelltisni te vjellat e veteperzihuni ne stomak … Doni s’doni kjo eshte e verteta. Une s”di ç’gjak keni ju qe zografisni ndarjen, por di ç’gjak kam vete dhe 99,99 % e shqiptareve ne Kosove e kudo qe ndodhen, e ai eshte shqiptar.
PS : Ah po ka nje 0,01 % qe gjakun e kane ose uje ose perzierje, por kete nuk e zgjidhim dot. Ky eshte nje problem personal.
Data 27.11.2024
Aktuale
- E papritura ndodh mes Melvanit dhe partneres së tij
- Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, fëmijë dhe prindër sërish në protestë! Thirrjet ndaj qytetarëve: Kërkojmë siguri në shkolla
- Kadetët e FSK-së, një shfaqje trimërie në kushte ekstreme
- Flamuri shqiptar ngrihet me krenari në Nju Jork për 112 vjetorin e pavarësisë
- Sali Berisha u la i lirë, mbërrin para banesës makina e ish-kryeministrit
- Sali Berisha lirohet nga arresti shtëpiak
- Nikolloski: Nëse punojmë mirë me Francën, BE-ja lehtë mund t’i pranojë argumentet tona për ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar
- Katër të arrestuar në Rahovec, s’e larguan traktorin nga trafiku, i kanosën edhe policët