Ramadan RAMADANI
Këto do që e kan përzi UNESCO-N me haxhillëkun dhe fejën po më duken si do që pyesin nëse është hallall me mashtru në komar?!, a kampiona të kësaj janë do ba’thista me ideologji nacional komuniste që ende qartë nuk e kane pranuar edhe vet shtetesine e Kosoves e aq me pak te kene qene te angazhuar per pranim te Kosoves ne UNESCO. Analiza e pare e deshtimit te sotem do duhej te behej duke nise nga ajo qe eshte mvare nga Kosova dhe duke u nisur nga numrat dhe pyetjet: Pse te kete aq numer te madh te shteteve qe aspak nuk ishin prezente ne votim? Çka i ka bere disa shtete qe kane pranuar Kosoven te votojne kundër anëtarësimit te saj ne UNESCO? E çka disa tjera prej tyre te abstenojnë? Kjo analize dhe gjithnjë me numra do ndihmonte ne njohjen e metejshme te Kosoves dhe anëtarësimin ne mot, kysmet edhe në UNESCO. Numrat do duhej te ishin baze edhe reagimit ndaj te ashtuquajturve shtete arabe ose islame kur dihet se arabe jane mbi 20 dhe islame mbi 50, sa prej tyre ishin pro e sa kunder? Si ne kundervim ndaj Kosoves u venduan shtete te dështuara si Siria te cilet madje jane te perjashtuara edhe nga organizatat arabe dhe islame? Si u be qe shtete qe kane pranuar Kosoven dhe madje ne te kaluaren kane lobuar per te tani te jene kunder? Sa ndikoi qe Serbia kishte për ambasador nje orientalist dhe arabolog e sa ajo qe Kosova shpejt dhe pak punoi ne këtë aspekt? Sa qasja e joteresishme ndaj trashëgimisë kulturore dhe historike te Kosoves ka mund te ndikoje ne kete? Si do behej nese dikush do permendte doreshkrimet letrare arabe te Kosoves ose motivet dhe gjurmet arumune dhe vllahe Moldavise dhe Rumunise? As me hyxhym e as me gjygym nuk bahet kjo punë, shnosh e mend plot, për në mot.
Kurse rasti i Palestinës që votoi sot kundër Kosovës e që më duket se përmban faktorin kryesor per ndjenjen ambivalente mes zhgenjimit dhe tradhetise, diçka mes dy klithmave “nanën arapit” dhe “arapi nanën” ku Palestina i bie ne fjaline e pare eshte per disa arsye: 1) sepse eshte shteti i fundit qe eshte pranuar ne UNESCO dhe ngjall ndjenje neverie si i posazbrituri ne qytet qe nuk i don ardhacaket! 2) sepse si duket eshte faktori kryesor kandidimi dhe tentimi i anetaresimit te Palestines qe ka bere qe SHBA gjate kohe te bllokoje kandidimin e Kosoves ne Unesco dhe me ate jane vonuar edhe pregaditjet per kete gje 3) sepse jane komb dhe shtet i vuajtur qe pritet te kuptoje te vuajturit dhe jo agresoret 4) sepse kane pas opsione si shume shtete tjera te abstenoje ose mos te duket fare atypari si disa shtete tjera e jo bile dy here te votoje kunder 5) sepse ne disa here ata vet kane qene shkak i solidarizimit global; edhe fetar edhe njerezor, te shume liridashesve mes te cileve edhe shume kosovareve qe sot mund te kene ndier mosmirenjohesi dhe bukeshkalesi.