Ministria austriake e Mbrojtjes paralajmëron se Ballkani Perëndimor paraqet rajon për rekrutim dhe bazë logjistike të xhihadistëve në Evropë.
Në raportin për gjendjen aktuale të sigurisë nga 14 shtatori, analistët e Ministrisë së Mbrojtjes tregojnë fotografitë shqetësuese, veçanërisht kur bëhet fjalë për Bosnjë e Hercegovinën, transmeton Tanjug.
“Problemi me islamizmin në Ballkanin perëndimor reflektohet në bazë të lidhshmërisë përmes diasporës, në hapësirën e BE-së”, thuhet në raport.
Edhe derisa në Kosovë pas arrestimit të liderëve salafistë është vërejtur zvogëlim i aktiviteteve, në Bosnje e Hercegovinë rritet rreziku nga sulmet terroriste, shtohet në raportin, të cilin e publikoi gazeta vjeneze “Hojte”.
Personat nga spektri islamik, sipas Ministrisë formojnë para së gjithash në BeH qendra dhe vende islamike.
Me rritjen e presionit të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak rritet edhe siguria nga sulmet terroriste nga ana e simpatizuesve të kësaj organizate terroriste, si në Ballkanin Perëndimor, ashtu edhe në tërë Evropën, paralajmërojnë analistët nga Ministria austriake e Mbrojtjes.
Austria në Ballkanin Perëndimor është e pranishme me pothuajse 800 ushtarë, 325 në misionin e EUFOR-it në BeH dhe 465 në misionin e KFOR-it.
Data 17.12.2025
Aktuale
- Mickoski: Qeveria po i ndërmerr të gjitha reformat për të nisur më në fund negociatat, qytetarët maqedonas meritojnë të jenë në BE
- Ish Presidenti i Shqipërisë Rexhep Meidani nga sot “Honoris Causa” i UT-së
- Alarm në Sarandë, fëmijët gjejnë një armë zjarri në qendër të qytetit
- EMRI/ Plagosje me armë zjarri në Mamurras, 50-vjeçari përfundon në spital
- Merrte rryshfet për t’u futur mik te gjykatësit, GJKKO dënon avokatin dhe qytetaren që i dha paratë (EMRAT)
- (VIDEO) Florim Jaja do të udhëheqë me informatat e klasifikuara
- (VIDEO) Aggeler: Është normale që të zhvillohen bisedime për migrantët
- Këshilli i BE-së i kërkon RMV-së të ndryshojë kushtetutën

