Kushdo që dyshon se ylli politik i Angela Merkel është në rënie, mjafton të shohë rezultatet e zgjedhjeve lokale të fundjavës së kaluar në Berlin. Kushdo që dyshon se pozita dominuese politike e Merkelit do të na mungojë shumë në vitin e ardhshëm, mjafton vetëm të marrë
parasysh faktin që Evropa do të ketë nevojë për një lidership shumë të fortë, për të shmangur një Brexit të vështirë, orkestruar një ristrukturim të borxhit grek dhe të shpëtojë ekonominë italiane, nëse do të ketë nevojë. Një vit përpara zgjedhjeve parlamentare të radhës në nivel federal, Unioni Kristian Demokrat i Merkelit pati rezultatin më të dobët që ka arritur ndonjëherë në Berlin, në zgjedhje lokale. CDU mori vetëm 17.5% të votave. Nuk ishte shmë më lartë se 14%-ëshi që mori Alternativa për Gjermaninë, e cila është një parti anti imigrantëve. Ndërkohë që është ende herët ëpr të thënë që ky rezultat do e detyrojë Merkelin të mos kërkojë një mandat të katërt si Kancelare vitin tjetër, nuk është shumë herët për të thënë se pozicioni i saj dominues në politikën europiane do të sfidohet seriozisht. Të vjen keq që pozicioni politik i Merkelit është duke u zvogëluar, në një kohë kaq delikate për projektin evropian. Kjo është veçanërisht e vërtetë, po të kesh parasysh se që nga fillimi i krizës së borxhit sovran në vitin 2010, ajo ka qenë forca kryesore për mbajtjen në këmbë të projektit evropian. Ajo e ka bërë këtë edhe duke ndërtuar konsensus për paketat e shpëtimit në korridoret e Brukselit, por edhe duke trumbetuar mbështetjen për ato paketa, nga një Bundestag gjithmonë ngurrues.
Nuk do të ishte ekzagjerim, po të thonim se e ardhmja e projektit evropian nuk ka qenë asnjëherë më në dyshim, se sa është sot. Jo vetëm sepse britanikët votuan në favor të Brexit. Edhe grekët vazhdojnë të vuajnë nën një barrë të tepërt borxhi publik dhe italianët janë në prag të një krize bankare dhe borxhi publik, teksa presin një referendum këtë vit, i cili mund të shoqërohet me një periudhë të zgjatur paqëndrueshmërie në politikën italiane. Në vitin që do të vijë, nëse duan të mos dëmtojnë projektin europian, do të jetë e rëndësishme që Europa të mos i vendosë kushte të rënda Mbretërisë së Bashkuar për largimin nga BE, kushte që do të rëndonin mbi perspektivën ekonomike si të Mbretërisë së Bashkuar, ashtu edhe të Europës. Po kështu, është e rëndësishme që borxhi publik grek të ristrukturohet me kushte bujare, dhe që ekonomia italiane të marrë ndihmën financiare që mund t’i nevojitet, me qëllim që të mos shohim një intensikim krizës së borxhit sovran në Europë. Përballimi i gjithë këtyre sfidave do të kërkonte atë lloj lidershipi, që Angela Merkeli e ka ofruar me sukses në të kaluarën. Për këtë arsye, duhet shpresuar që problemet e kancelares janë vetëm një fazë kalimtare. /American Enterprise Institute
Data 27.11.2024
Aktuale
- Kadetët e FSK-së, një shfaqje trimërie në kushte ekstreme
- Flamuri shqiptar ngrihet me krenari në Nju Jork për 112 vjetorin e pavarësisë
- Sali Berisha u la i lirë, mbërrin para banesës makina e ish-kryeministrit
- Sali Berisha lirohet nga arresti shtëpiak
- Nikolloski: Nëse punojmë mirë me Francën, BE-ja lehtë mund t’i pranojë argumentet tona për ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar
- Katër të arrestuar në Rahovec, s’e larguan traktorin nga trafiku, i kanosën edhe policët
- WhatsApp: Transkripton mesazhet zanore
- VMRO-DPMNE: Zëvendëses së Filipçes i interesojnë vetëm manipulimet me tenderë