Në çastin kur do na thërret Më i Madhi, çfarë do marrim me vehte, për çfarë do kemi nevojë atëherë ? Për asgjë, përveç për atë që e kemi merituar gjatë jetës tonë!
Ndër shekuj, shpirti i popullit tonë po belbëzon dhe po përpiqet të gjejë mënyrën për të shprehur dhembjet dhe ëndrrat e veta , po kërkon të gjejë njeriun i cili me gjuhën dhe fjalët e veta të urta e të buta do të shtrijë si çarçaf përpara Zotit të gjitha vuajtjet tona e do të lutet sinqerisht për mëshirë.Por, edhe për falje.
Pra, kush do jetë njeriu që do e ngërthejë në lutje ndaj Allahut tërë dhembjen tonë, të gjitha vuajtjet, vajin dhe lotët, pritjet e shpresat, të gjitha gabimet ?
Kush do thotë i pari, zëshëm : O Allah, Ti që je Krijues dhe Sundimtar i Botërave, Ti që drejton jetën tonë dhe frymën e çdo gjallese, na mëshiro dhe na fal, na bën të fortë e të durueshëm, na i falë gabimet e mëkatet, na ndihmo të largojmë smirën dhe urrejtjen nga zemrat tona, na bën një sepse ne u bëmë copë e grimë. O i Mëshirshëm e Mëshirëplotë, na ndihmo sepse ne nuk po dijmë e nuk po mund t’i ndihmojmë vehtes, në vrapin e pa kontrolluar pas të mirave të dynjallëkut po i harrojmë urdhërat e Tua, po e harrojmë edhe takimin e shtigjeve tona të shkapërderdhura në sheshin e madh të të vërtetës përfundimtare, po e harrojmë takimin me Ty në të cilin do vijmë vetëm me veprat tona.
Sinjalet
Jo rastësisht, rugovasit e mbajnë qefinin të mbështjellur rreth plisit. E kanë të qartë se vdekja e tyre nuk varet nga ata vetë dhe se ajo mund të vijë në çdo çast.
. Brënda një muaji, të gjithë ne u ballafaquam me vdekjen përmes vërshimeve të tmershme dhe tërmeteve që e trazuan tokën e që në shpirtërat tonë krijuan një furtunë të vërtetë. Papritmas, befas , pa paralajmërim. Pikërisht ashtu si vie vdekja e cila po i atribuohet “fatkeqësive natyrore”, por që është kryekëputë përcaktim i Zotit. S’ka vërshim e as tërmet që mund të shkaktojë vdekjen nëse ajo nuk është vullnet i Zotit. Ai vazhdimisht dërgon porositë e veta me të cilat na paralajmëron se jeta e njeriut është si një tym, krijohet dhe zhduket, se të gjithë jemi nisur rrugës nëpër të cilën kanë ikur ata përpara neve.
Largë qoftë, nuk mendoj se jeta e njeriut është e pavlefshme sepse po të ishte e tillë, Zoti as që do e krijonte atë. Jo, vetëm mendoj se jeta është mundësia që na e ka krijuar Zoti për të fituar përjetësinë, andaj atë duhet ta jetojmë dinjitetshëm dhe me besim.
Por, shikoni në çfarë situate na gjetën vërshimet e tërmetet, shihni në çfarë gjendje jemi dhe si jemi katandisur. Padrejtësia po sundon gjithandej, njeriu për njeriun është bërë ujk, vëllau për vëllanë dushman është bërë, mashtrime, keqpërdorime, korrupsion, shfytëzime, jeta mbi kurriz të të tjerëve, grindje, vjedhje, vrasje, shpifje, trillime, thashethemnaja, akuza, ndërkëmbëza, kërcënime. E tërë kjo po ndodhë te një popull që i takon Islamit e që do duhej të dijë se të gjitha këto vese e shprehi janë të urrejtura nga Krijuesi, të gjitha janë të ndaluara e të dënueshme.
Shikoni dhe analizoni sjelljet e veprimet e njerëzve të caktuar në situatat që u krijuan. Mbi fatkeqësinë e popullit dikush mendonte të mbushë xhepat, disa të tjerë u vërsulën të fitojnë poena politikë duke shpërndarë vaj e sheqer, të tretët tentuan të vjedhin nëpër banesat e njerëzve të frikësuar që netët i kalonin jashtë, të katërtit kënaqën shpirtin duke shpërndarë dezinformata me të cilat e frikësonin popullin…
Shpirti i trazuar
Kujtoj se në situata të këtilla, shpirti i popullit, i besimtarit, i njeriut të rëndomtë, mund të gjejë prehje vetëm në besim dhe nw lutjet drejtuar Zotit, shpirti ynë duhet të mbështjellet me lutje që do ta udhëheq atë, do e drejtojë mendjen, vullnetin dhe zemrën tonë.
Thonë se luftërat dhe katastrofat janë një lloj katarsisi që përfshijnë mendjen dhe shpirtin e njeriut dhe ndikojnë që ai të bëhet më i mirë, më zemërgjërë e fisnik, më i vetëdijshëm për relativitetin e ekzistencës së vetë, të pasurisë, të fuqisë.
Në fakt, këtë katarsis e sjellë pikërisht lutja drejtuar Zotit dhe nënshtrimi përpara Madhërisë së Zotit e të askujt tjetër. Vetëm duke iu lutur Zotit njeriu do jetë në gjendje të largojë nga vehtja dhe nga shoqëria të keqen që e ka mbuluar. Njeriu, vetëm duke pranuar përpara Zotit se është i mëkatshëm dhe se ka bërë gabime, do mund t’i parandalojë ato që të mos përsëriten, do dijë të udhëzojë vëllanë, mikun, shokun, familjen.
Dhe, njeriu që ka kërkuar mëshirë dhe falje nga Zoti do jetë ai që do ketë forcë për të luftuar padrejtësinë, do bëhet shok dhe jo ujk per njeriun tjetër, vëllanë do e ndiej për vëlla, do e ndalë mashtrimin, keqpërdorimin, korrupsionin, shfytëzimin, jetën mbi kurriz të të tjerëve, grindjen, vjedhjen, vrasjet, shpifjet, trillimet, thashethemnajat, akuzat, ndërkëmbëzat, kërcënimet.
Besimi dhe lutja e sinqertë, miq, do e pastrojnë shoqërinë dhe do e krijojë njeriun e ri, atë që do i ndjejë dhembjet e të gjithëve, që do pendohet për mëkatet e të tjerëve sikur janë të vetat.Besimi dhe lutja e sinqertë drejtuar Zotit do te krijojnë njeriun që qanë me sytë e atyre që qajnë, që ndjen dhembjen e të varfërit, të sëmurit,të të padrejtësuarit, të bonjakut.
Sinqeriteti ynë përpara Zotit dhe vetvehtes do e qetësojë oqeanin e trazuar të shpirtit tonë dhe vërshimet e tërmetet do kuptohen vetëm si sinjale, jo si tmerr. Njeriu është zëvendësues i Zotit në Tokë, por ai duhet të jetë njeri që bartë nishanet të cilat Zoti i kërkon nga njeriu besimtar.

Shkruan h. Sulejman ef. Rexhepi