Rreth 700 delegatë të Partisë për Prosperitet Demokratik, do të mblidhen të shtunën në shtëpinë e kulturës në Tetovë, për të mbajtur kongresin e shtatë të jashtëzakonshëm të PPD-së, ku edhe pritet që të zgjidhet kryetari i ri i PPD-së, pas rrëzimit të vendimit nga Gjykata e Apelit në Gostivar.
Nga Partia për Prosperitet Demokratik, përmes një konference për gazetarët, kanë njoftuar se do të marrin pjesë edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara më 11 dhjetor edhe pse konsiderojnë se nuk janë plotësuar as kushtet minimale për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Ndryshe nga Partia për Prosperitet Demokratik gjithashtu njoftuan opinionin e gjërë se Gjykata e Apelit në Gostivar ka aprovuar ankesën e Partisë për Prosperitet Demokratik, përfaqësuar nga Muhamed Alili, kryetar i kuvendit qendror të PPD-së kundër vendimit të gjykatës themelore në Tetovë të sjellë më 26 prill 2016, dhe e anuloi vendimi e gjykatës themelore me të cilin vendim në mënyrë automatike Nexhat Bexheti kthehet sërish kryetar i PPD-së.
Nga informatat që arritëm të marrim në Partinë për Prosperitet Demokratik, kandidat i vetëm për kryetar i kësaj partie, do të jetë ish kryetari i saj zotëri Abdyladi Vejseli, i cili pritet që ta drejtojë këtë subjekt politik në katër vitet e ardhshme.
Siç informuar më tej nga PPD-ja, e njëjta me hapa të shpejtë dhe të mëdha është duke organizuar nëndegët dhe është duke kthyer anëtarët e vjetër të Partisë për Prosperitet Demokratik, në çdo qytet të Maqedonisë, ndërkohë që paralajmërojnë se, interesimi për ta kthyer këtë subjekt në skenën politike të Maqedonisë, nga ish anëtarët është tejet i madh.