Ndeshja e sontme mes Shkendijës dhe Gent-it tuboi dhetëra mijëra tifozë të cilët erdhën për t’i dhënë mbështetje ekipit tetovar.
Veturat me targa të Tetovës të cilat ishin të parkuara në parkingun e stadiumit të Shkupit, “Filipi i Dytë”, ishin cak i sulmeve të huliganëve, të cilët ua kanë shpërthyer gomat.
Në këto momente policia po përcjell tifozët e Shkëndijës për te autobusët me të cilët duhet të kthehen në Tetovë. Për të evituar ndonjë incident, ata po përcillen përreth lumit Vardar nën kujdesin e forcave të mëdha policore. Raporton se shkuarja e Ballistëve deri te autobusët po përcillet me tensione mes tifozëve dhe policisë, dhe me incidente të herëpashershme të vogla.