Kur e sheh se si përpëlitë me gjysmë gojë (tipike për suflerët politikë) presidenti Ivanov tanimë disa muaj për rrezikun nga terroristët e huajë”, s’ke si të mos ia shtrosh vetes pyetjen ligjike: Cfarë ka ky njeri që me kaq “dëshirë” e eksponon këtë “rrezik”! Ka vërtetë apo s’ka? Apo mos vallë ai dinë dicka për të tilla sulme eventuale! Kur presidenti në shtetet normale e thotë ose paralajmëron për një gjë të tillë, rreziku do te duhej të ishte shume real. Por, kur e thotë presidenti i Maqedonisë, prapa të cilët fuqishëm qëndrojnë edhe miqët e tij Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski, atëherë ky “lajm” (paralajmërim) duhet të merret edhe më seriozisht. Tipat e tillë në situata të vështira, dinë të bëjnë dhe të shpikin gjithcka, madje edhe gjëra që për mendjen e njeriut normal duken të pabesueshme. Ata kanë një qëllim të krijojnë mjegull e konfuzion, para se opinioni i jashtëm dhe i brendshëm, t’i shohë dhe merrë veshë të gjitha lojëtart e pista që kjo qeveri i ka bërë gjatë mandatit të sajë të tretë. Maqedoni sot sikur është kthyer në monizëm klasik sa i përket interesit shqiptar. SHqiptarët sikur kanë ngelë të papërfaqësuar ne qeveri. Katër partitë flasin dhe merren vesh për fshirjen e shqiptarëve nga listat zgjedhore. Ata poashtu merren vesh që të fshehen 300 mije votuesit fiktivë. Tani me inercion na lind frika: Mos vallë janë marrë vesh edhe për ndonje skenar tjetër ogurzi për shqiptarët?
Shikoni tani se kur i teket Ivanovit të flasë për “kërcënimet” dhe “terroristët”? Kur Maqedonia gjendet me një pozitë: “AS Në QIELL, E AS Në TOKë”! Gjithsesi se kur flet Ivanovi, në sfondë (prapaskenë) thellë qëndrojnë Ali AHmeti dhe Nikolla Gruevski, të cilët pamëdyshje mbështesin Ivanovin, por në forma dhe mënyra të ndryshme.
S’ke se si të mos e pyesësh veten: Nga i ka këto informacione presidenti? A mos vallë nga shërbimi i tij, nga ku janë dhe ca persona, për të cilët mediat e rajonit dhe ato të Maqedonisë spekulojnë “për mundësinë e implikimt në rastin e Kumanovës të 9-10 mijit 2015”.
Atëherë lind dilema se si presidneti Ivanov me gjithë shërbimin e tij, “nuk arriti të kishte informacione paraprake” për incidentin e Kumanovës në “Lagjen e Trimave”, kurse tani zotohet sikur ka info për nje “rrezik eventual”, bile-bile me parashenjën “terrorist”?!
Ivanovi, miku i Alisë dhe Gruevskit, dje nuk kishte informacion për Lagjen e Trimave, sot ka informacion për një, si ta quaj, “Lagjja e Trimave 2” ose “Kumanova 2”. Zot, ishalla ky paralajmërim i Ivanovit bashkë me partnerët e tij, nuk do të jetë edhe një ogurzi tjetër për shqptarët, si puna e fshirjes nga lista të votuesve “që s’plotësojnë kushtin” – mërgimtarëve!
Në Maqedoninë e sotme, ku paraditë thuhet se ka rreth 300 mijë votues fiktivë, dhe pasdite thuhet se ka vetëm 40 mijë shqiptarë ‘diskutabilë” në Listën zgjedhore, gjithcka është e mundur, madje edhe skenarët ogurzi të Ivanovit dhe shokëve të tij.
Fejzi HAJDARI