Më rrumbullaksimin e punimeve në aksin rrugorë të rrugës “172” dhe më përfundimin e punimeve të kanalizimit fekal, kanalizimit atmosferik, projektit të ndriçimit publik, Komuna e Tetovës ka filluar me asfaltimin e rrugës “168” aks ky që lidhet me rrugën “172”. Kjo rrugë për vite të tëra ka qenë në gjendje të mjerueshme për sa i përket cilësisë dhe paraqet një nevoje bazike për qytetarët e Reçicës.
Bëhet fjalë për 500 metra gjatësi asfaltim rruge , dhe 6 metra në gjërësi. Aktualisht bëhet gryerja para asfaltimit.
Ky projekt është në vazhdën e investimeve kapitale për sa i përket infrastrukturës rrugore. Normalisht punimet do të zhvillohen koform planit dinamik dhe kontraktuesi i cili i kryen punimet mendojmë që shumë shpejtë do të fillojë edhe me asfaltimin dhe me përfundimin e kësaj rruge, e cila është mjaftë e nevojshme për banorët e lagjes së Reçicës, ka deklaruar Armend Fazliu Shefi i PR të Komunës së Tetovës.
Ndryshe Kryetarja Arifi dje inspektoi punimet në rrugën Shipkovicë-Brodec.
https://www.facebook.com/teutaarifiofficial/photos/a.1306259819414901.1073742931.343207362386823/1306259979414885/?type=3&theater