Maqedonia me vetë faktin që është përcaktuar për integrim në NATO dhe BE, nënkuptohet se ajo është përkrahëse e luftës kundër terrorizmit. Me nënshkrimin dhe ratifikimin e konventave ndërkombëtare dhe konventave të OKB-së që kanë të bëjnë me luftën kundër terrorizmit, Maqedonia tregon se ka përcaktueshëmëri strategjike dhe politike si partner i Nato-së, BE-së dhe SHBA-ve.
Tani e disa vite organizohet trajnim dhe edukim ushtarak i antarëve të ARM-së, në programe të ndryshme profesionale në Gjermani dhe vende të tjera, ku më pas të njëjtët ushtarë kanë kaluar në operacione paqëruajtëse në Irak, Afganistan.
Maqedonia që nga viti 2001, ka formuar në kuadër të MPB-së Njësinë për ndërhyrje të shpejtë (NJNSH) e cila bën pjesë në departamentin për intervenime urgjente me rrezikshmëri të lartë, siç janë rastet terroriste.
Gjithashtu edhe drejtoria për siguri dhe kundërzbulim dhe agjencioni për zbulim, janë anëtare të përhershme të Konferencës së shërbimeve të zbulimit të Evropës Juglindore (ЅЕЕIС), si formë e harmonizimit të interesave dhe formimi i strategjisë së përbashkët të vendeve të Evropës Juglindore për parandalim dhe asgjësim të kërcënimeve të cilët dalin nga terrorizmi ndërkombëtar.
Sipas autoriteteve zyrtare kompetente për çështjen e sigurisë në vend, Maqedonia gjendet në një shkallë të ulët (së paku për tani) të rrezikshmërisë nga akte terroriste, edhe përkundër aktiviteteve të kufizuara të disa individëve, që mund eventualishtë të paraqesin kërcënim potencial për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe të vendit tonë.
Konsideroj se, gjendja aktuale e sigurisë në vendin tonë është stabile dhe se nuk disponohet me indikatorë serioz për rrezikim të mundshëm nga akte të terrorizmit për arsye gjeopolitike dhe gjeografike territoriale të Maqedonisë me vendet ku zhvillohen luftrat (lindjen e mesme) nga grupet e ndryshme terroriste, edhe pse nuk duhet të anashkalohet fakti se vendi ynë paraqet zonë transit nga i cili do të mundeshin të jenë të rekrutuar pjesëtarë të ardhshëm jo vetëm të grupeve terroriste por edhe të grupeve dhe organizatave kriminale. Vlersoj se, zbulimi paraprak në kohë të duhur, është një nga mjetet më të mira për të luftuar terrorizmin, veçanërisht për kryerjen e suksesshme të operacioneve kundërterroriste. Shërbimet e sigurisë-zbulimit, duhet të jenë më transparente me opinion e gjerë lidhur me informacione të caktuara, sepse informacioni lidhur me planifikimin eventual të ndonjë akti terrorist, mund të arrihet nga shumë rethana, që mundë ta ndihmojnë procesin e parandalimit dhe luftimit të terrorizmit.