Në rast se nuk ndryshon marrëveshja për fshirjen e 40 mijë votuesve nga lista zgjedhore, pjesa më e madhe e të cilëve janë mërgimtarë shqiptarë, BDI do ta tërheqë Artan Grubin nga bisedimet ndërpartiake, shkruan Dnevnik.
Edhe pse në negociata BDI është pajtuar me këtë zgjidhje, çështjen e regjistrit zgjedhor e problematizoi deputeti i BDI-së, Rafi Haliti, transmeton Gazeta Lajm. Sipas tij, pjesa më e madhe e anëtarëve të Kryesisë qendrore të BDI-së nuk janë pajtuar me idenë që 170 mijë votues të vendosen në listë të veçantë, e as për fshirjen e 40 mijë votuesve, në rtast se nuk e konfirmojnë të drejtën tyre të votës. “Nëse mbetet kjo zgjidhje, Haliti paralajmëroi se BDI do të kërkojë që Artan Grubi të tërhiqet nga negociatat. Nga kjo parti as dje nuk kishte konfirmim nëse BDI do ta problematizojë Listën zgjedhore gjatë negociatave”.