Përsëri kërcënime në diskursin publik, përsëri në rrjete sociale. Kërcënime për të cilat është e qartë se kujt i drejtohen dhe në çfarë lloj dhune thërrasin: “Ambasada njëherë u dogj. Ambasadori në strehimore atomike u dh.. në brekë. (…) Atëherë patën fat, shpëtuan b***. Këtë herë (…) do të largoheni gjah në dorë”, “cili armik do të hyjë – i gjallë nuk do të dal”, “Hey, dude, guvernator, ruaju që të mos na ndodhë Bengazi”, “Xhesi, Xhesi…Bengazi të më ndodh”, “Opinioni po humb durimin – Ambasada njëherë u dogj, ambasadori shpëtoi kokën, këtë herë nuk do mund”. Përsëri heshtje nga kompetentët.
Pas intervistës së ambasadorit amerikan Xhes Bejlli, të dhënë për “Utrinski vesnik“, në të cilin porosit që duhet të ketë përgjegjësia mbi materialet e përgjuara patjetër të ketë, në të kundërtën vendi do të ngec në krizën politike, moderator i emisioni në televizionin nacional “Kanal 5”, Millenko Nedellkovski, nëpërmjet profilit të tij në facebook kërcënoi publikisht se ambasada amerikane në Shkup përsëri do të digjet, si dhe “këtë herë(…) do të largohet me gjah në dorë“, duke shtuar “cili armik do të hyjë – i gjallë nuk do të dal” .
“CILI ARMIK DO TË HYJË, I GJALLË NUK DO TË DAL”
Duke ju kërcënuar të gjithë atyre të cilët duan të rrënojnë shtetin, ai publikoi një video prej këngës “Cili armik do të hyjë, i gjallë nuk do të dal”. Ai në një publikim tjetër të cilin e shoqëron me një status dhe fotografi të ambasadorit amerikan Xhes Bejlli, shkrujati“hey dude, girvernator, kujdes që të mos na ndodhë Bengazi“, publikisht duke aluduar me rastin kur u sulmua konsullata e SHBA-ve në Bengazi në lindje të Libisë, ndërsa gjatë sulmit u vra edhe ambasadori amerikan në Libi, Kristofer Stivens. Në një status tjetër, pak më vonë, përsëri, përmendet edhe emri i ambasadorit amerikan (në formë përkëdhelëse) në kontekstin e njëjtë dhe mekërcënimin e njëjtë: “Xhesi Xhesi…Bengazi të më ndodhë“.
Porosinë e tij kërcënuese për djegie të ambasadës, me shpejtësi e publikoi portali qeveritar “Infomaks“, duke e publikuar me titull edhe më kërcënues “Opinioni po e humb durimin, ambasadori shpëtoi kokën, këtë herë jo“.
Pas kritikave të disa mediumeve se Nedellkovski i kërcënohet publikisht ambasadës, ai, përsëri, nëpërmjet profilit të tij në “facebook”, u arsyetua se nuk ka shkruan emër konkret, apo ambasadë konkrete, ndërsa ndaj mediumeve të cilat e kritikojnë thotë se janë “lexuese të mendimeve”.
Por, prej publikimit të tij qartë shihet se bëhet fjalë për ambasadën amerikane, nëse merret parasysh se në Shkup deri më tani vetëm një ambasadë është djegur. Ajo, më saktë mund të shihet në tekstin e publikuar në “Infomaks” në pjesën ku thuhet:
Deklaratat e Bejll në publik tani më filluan të nxitin zemërim te qytetarët, të cilët shfrytëzojnë rrjetet sociale për të shprehur papajtueshmërinë, por edhe paralajmërimin. Mes tyre është edhe Milenko Nedellkovski, i cili këtë situatë e krahason me atë të viteve 1999-2000 kur u dogj ambasada e vjetër e SHBA-ve, atëherë kur populli e paralajmëroi që të mos harrojë se çka ka ndodhur atëherë, sepse kur të fillojë, këtë herë populli nuk do të ndalet.
HESHTIN KOMPETENTËT
Pas këtyre kërcënimeve të Nedellkovskit, nga ambasada amerikane nuk u komentua asgjë. Prej Prokurorisë Publike , shkurtë u përgjigjën se i rishikojnë dhe i analizojnë të gjitha publikimet dhe shkrimet.
Në rast të gjetjes së elementeve për vepër penale, për të cilën veprohet sipas detyrës ligjore, Prokuroria do të veprojë në pajtueshmëri me përgjegjësitë ligjore, thuhet në përgjigjen e PSP-së ndaj pyetjes sonë, nëse do të merren masa në lidhje me kërcënimet nga Milenko Nedellkovski.
ÇKA THONË LIGJET PËR KËTO LLOJ KËRCËNIMESH
Kërcënimet e këtij lloji, sipas Kodit penal të vendit, janë vepër penale, thekson avokati Oliver Vuksanoviq. Ai citon nenin 181 prej Kodit penal, në pjesën “Ulja e figurës së shtetit të huaj“,
Ai që me vetëdije përqesh, publikisht do të tall shtet të huaj, flamurin e atij shteti, prapa shpine, himnin apo kryetarin e shtetit të huaj apo përfaqësues diplomatik të shtetit të huaj në Republikën e Maqedonisë, do të dënohet me dënim me të holla– thekson Vuksanoviq.
Përgjegjëse për të ngritur lëndë në këtë rast, sipas tij, është Prokuroria Publike Speciale, sepse mbrojtja e diplomatëve të huaj është nën juridiksionin e saj.
Po ashtu, prokurori, nëse gjykon se ka mjaftueshëm fakte, mund të jap urdhër për caktim të dënimit, sepse bëhet fjalë për dënim në vlerë monetare – shton Vuksanoviq.
Në pjesën, “Vënia në rrezik e personave nën mbrojtje ndërkombëtare” neni 420 është i prerë:
(1) Ai që do të kryejë vjedhje apo ndonjë lloj tjetër të dhunës ndaj personit nën mbrojte ndërkombëtare apo që sulmon hapësirat, banesën private apo mjetin udhëtues, do të dënohet me së paku me 1 vit burg.
(2)Nëse për shkak të veprimeve bazuar në paragrafin 1 shkaktohet vdekja e një personi apo më shumë personave, i dyshuari do të dënohet më së paku 5 vjet burg.
(3) Nëse gjatë kryerjes së veprave nga paragrafi 1 i dyshuari me paramendim merr jetën e tjetrit, do të dënohet më së paku 10 vjet burg apo dënohet me burgim të përjetshëm.
(4) Ai që do të rrezikoj sigurinë e personit bazuar në paragrafin 1 duke kërcënuar seriozisht se do ta sulmojë atë, hapësirat e tij vepruese, banesën private apo mjetin udhëtues, do të dënohet prej 1 deri në dhjetë vite burg.
KONVENTA PËR NDALIM DHE DËNIM PËR VEPRA PENALE KUNDËR PERSONAVE NËN MBROJTE NDËRKOMBËTARE
Kuvendi i Maqedonisë në vitin 1976, kur Maqedonia ka qenë pjesë e RSFJ-së, solli ligjinpër ratifikimit të Konventës për parandalim dhe dënim të veprave penale kundër personave nën mbrojtje ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe agjentët diplomatik, i marrë në 14 dhjetorë të viti 1973.
Në nenin 2 të kësaj Konvente, nën pikën 1, shkruhet se secili shtet anëtarë do ta konsideroj vepër penale në bazë të ligjeve të saja, veprat me paramendim:
а) vrasje, vjedhje apo sulm tjetër ndaj personit apo lirisë së personit nën mbrojte ndërkombëtare,
b)sulm të dhunshëm ndaj hapësirave shërbyese apo banesave private apo mjeteve udhëtuese të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, të cilat mund të vënë në rrezik personalitetit e tij apo lirinë,
c) kërcënim se do të kryhet një sulm i tillë
д)tentim për kryerjen e një sulmi të tillë
e) bahskëveprim në një sulm të tillë
Ky person nuk kërcënon për herë të parë. Jo shumë vonë, thirrje e ngjashme për dhunë u bë ndaj disa gazetarëve të përmendur me emër dhe mbiemër. Pas kësaj, të përmendurit bën kërkesë deri te Prokuroria për ngritje të një aktakuze, e cila, përsëri, vendosi, që të mos veproj sipas kërkesës. Kryesia e Prokurorisë Publike në atë rast tha se ato kanë qenë vetëm qëndrime të thëna për persona fizik.