Gazetari dhe analisti Fejzi Hajdari ka reaguar ndaj mosreagimit të përfaqësuesve ndërkombëtar në vendin tonë ndaj kërcënimeve publike ndaj tyre dhe deklarimeve antiNATO të megafonëve të qeverisë. Hajdari në “murin” e tij ka shkruar:
“Si do reagonte Ambasada e SHBA-ve, sikur shqiptarët të kërcënoheshin si këta dy të krisurit: Milenko dhe Nikovski?
Se marrëzia e promovuar në mënyrë institucionale në Maqedoni nuk ndodh rastësisht, më së miri e manifestojnë dy protegonistët e ditëve të fundit. Njëri i njohur si Milenko, (njeri i krisur) dhe magafon i Gruevskit dhe Mijallkovit, kurse tjetri medemek ‘diplomat në karrierë’ z.Nikovski. Gjithsesi, paraqitja e tyre nuk është edhe aq naive sic e shohin dhe e komentojnë disa shqiptarë (me profesion dhe nevojë), të cilët që në orët e para të mëngjersit, akoma pa hapur mirë sytë, shikojnë se cfarë ka shkruar Milenko, Nikovski…, dhe gjithë ata maqedonas që përpahin urrejtje ndëj ndërkombëtarëve dhe sidomos shqiptarëve.
Doja ta dija se cili do të ishte reagimi i Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, sikur gazetarët shqiptarë të merreshin me budallaki të tilla, në rastin konkret si Milenkoja i krisur, i cili kërcënohet me djegien e ambasadës së SHBA-ve?!!
Mu kujtoha se gjatë vitit 2001, kur disa maqedonas ishim mbledhur para ambasadës së SHBA-vë me qëllim që tia vini flakën, ku ishte edhe gazetari Llatas, reagimi i Ambasadës së SHBA-ve ishte shumë i përmbajtur. Më pastaj që të ishte ironia edhe më e madhe, ambasadori paraporak amerikan disa herë ishte parë në kafe me po të njëjtin gazetar i cili në Maqedoni njihet si përpahës i urrejtjes ndëretnike dhe antiperëndimore.
Jam tepër kurioz ta di edhe reagimin e OSBE-së në këtë rast?
Gjithsesi një gjë është shumë e vërtetë, se këta dy protegonistë të të këqijave në Maqedoni, janë miq të ngusht të Gruevskit dhe qeverisë Ahmeti-Gruevski, për të cilët kjo qeveri shpeshherë ka ndarë mjete marramendëse financiare. Rrjedhimisht, Milenkoja nuk do të ishte ky që është sot, po të mos i kishte ndarë lekë qeveria Ahmeti-Gruievski.
Pra, dua të rrumbullakësojë dilemën se: Asgjë nuk ndodh rastësisht pa dhënë ‘ngjyrën jeshile’ qeveria e Ahmetit dhe Gruevskit!
Të paktën do doja të kishte një reagim nga opozita shqiptare, për përhapjen e urrejtjes ndaj diplomatëve perëndimor dhe në favor të mbrojtjes së Ambasadës së SHBA-ve dhe diplomatëve perëndimorë në përgjithësi, nga ‘të krisurit e qëllimshëm’, që janë miq dhe marrin para (lekë) nga qeveria Ahmeti-Gruevski!” – ka shkruar botuesi i gazetës “Lajm”, Fejzi hajdari.