Partia Uniteti nëpërmjet një pres konference, ka reaguar ndaj propozimit për rishikimin e buxhetit të Maqedonisë, i cili është në procedurë e sipër. Nënkryetari i këtij subjekti politik, Zulfi Adili, tha se rishikimi i propozuar nga Qeveria edhe një herë dëshmon për keq menaxhimin e mjeteve publike dhe se fillojmë t’i ndjejmë efekte e kësaj politike, siç e quan ai, të shpërdorimit e jo të zhvillimit.
“Në 10 vitet e ardhshme ne duhet të paguajmë vetëm për këtë huazim 1 miliard euro. Vetëm në 3 muajt e fundit borxhi është rritur me 353 milionë euro. Kjo tani dëshmon se afate të borxhit të jashtëm kanë arritur dhe që tani duhet filluar të servisohen mjetet e ky buxhet i tanishëm nuk do të mund dhe as që ka edhe shansin më të vogël të bëjë një gjë të tillë përveç se të vazhdoj me huazime të reja”, tha nënkryetari i Unitetit, Zulfi Adili.
Sipas tij, buxheti ende mbetet me strukturë shumë të prapambetur sa i përket të hyrave dhe çdo ditë e më shumë do të kërkoj huazime të reja që të bëjë servisimin apo buxhetimin e përditshëm të institucioneve shtetërore që janë të dobësuara tej mase.
“Duke pasur parasysh se që institucionet e vetme te të cilat shtohet buxheti janë kryesisht ata të sigurisë dhe policisë, shihet qartë se ky pushtet përgatitet të forcojë organet rendit që të siguroj pushtetin”, theksoi Adili.
Duke përmendur teleferikun në Vodno, për të cilin sipas këtij rishikimi për vitin 2016 janë paraparë 2 milionë euro ndërsa për vitin 2018 rreth 6 milionë euro, Adili tha se rishikimi i buxhetit parasheh edhe shpenzime të cilat në kushte të krizës janë të paarsyeshme.
Teuta Buçi /SHENJA/
Uniteti: Qeveria keqmenaxhon paratë publike by tvshenjaofficial