Rishikimi i buxhetit 15 herë me radhë synon shkurtimin e projekteve në vendbanimet shqiptare, siç janë ujësjellesat, kanalizimet, rrugët, shkollat e kushtet tjera elementare për banim. Nga PDSH propozim rishikimin e buxhetit të qeverisë e quajnë një hiç të cilit i shtohet tallja se BDI në buxhetin e shtetit ka projekte të përhershme.
“Për vitin e 8 me radhë në Buxhet planifikohen pak të holla për bibliotekën dhe teatrin e Tetovës, ujësjellësin Tetovë, Likovë e Zajaz, sheshin Skëndërbe dhe Kanalin e Haraçinës. Ka tetë vjet që kjo qeveri tallet shqiptarët duke premtuar se këto projekte do të përfundojnë. Ku janë sot këto projekte”, ka deklaruar Bekim Fazliu, PDSH.
Sipas deputetit të BDI-së, Rexhail Ismaili, rishikimi i buxhetit të Qeverisë ka për qëllim vetëm rialokimin e 3 miliardë denarëve, një pjesë e konsiderueshme edhe nga Sekretariati për MO-në. Por, deputeti Ismaili nënvizoi se Qeveria vazhdon të ketë prioritet gazifikimin.
“Pra e dini se kemi hyrë në fazën kur Buxheti dhe Qeveria i ka dhënë një prioritet të rëndësishëm gasifikimi të vendit, dhe si rezultat i asaj e dini se e kemi edhe fazën e gasifikimit ku këtë vit ka filluar gasifikimi”, tha Rexhail Ismaili, BDI.
Sipas ministrit të financave Kirill Minovski, rishikimi i propozuar i Buxhetit do të sigurojë pagesë në kohë të të drejtave të parashikuara me ligj pa e rrezikuar qëndrueshmërinë fiskale të vendit.
“Ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit për vitin 2016 kanë të bëjnë në revidimin e anës së mëparshme të Buxhetit për dy përqind, në pajtueshmëri me realizimet në 5 muajve të parë të vitit. Rialokimi i mjeteve mes shfrytëzuesve boxhetor për pagesën e rrogave, sigurimin e mjeteve për Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor me qëllim të mosndërprerjes së pagesave të pensioneve”, u shpreh Kirill Minoski, ministër i Financave.
Ndërsa nga LSDM, të cilët e bojkotojnë punën e Kuvendit, në konferencë për shtyp deklaruan se në vend që qeveria të bëjë investime, i ngarkon me hua të re qytetarët, deputeti Marianço Nikollov tha se e kundërshtojnë menaxhimin e papërgjegjshëm të pushtetit.
“Për ne është e papranueshme dhe e pakuptueshme me rishikimin të rritet deficit për 36 milion euro dhe i njëjti për vitin 2016 të jetë 344 milion euro të pabesueshme, që është deficit I dytë më I madh në 25 vitet e kaluara dhe në të njëjtën kohë të shkurtojnë në komponentën zhvilluese të buxhetit, respektivisht të shpenzimeve kapitale dhe të njëjtat të zvogëlohen për 45 milion”, deklaroi Marianço Nikollov, LSDM.
Debati për rishikimin e Kuvendit do të zgjas dhjetë ditë, në të cilat do të diskutohet edhe për amendamentet e propozuara nga deputetët opozitar.
Mefail Ismaili /SHENJA/