Të paktën 41 të vdekur dhe 240 të plagosur është bilanci i sulmeve terroriste që tronditën aeroportin “Ataturk” në Stamboll. Autoritetet turke bëjnë të ditur se tre kamikazë Þllimisht hapën zjarr në drejtim të njerëzve me pushke automatike, ndërsa më pas hodhën veten në
erë. “Dy bomba shpërthyen dhe u dëgjuan shumë krisma armësh, kishte shumë panik në mesin e njerëzve të shtrirë në dysheme. Pas disa minutash ato na treguan një rrugë për tu larguar dhe qëndruam në bodrum për rreth një orë deri sa mbaroi”, tha një dëshmitar. “Po prisja për kontroll kur dëgjova krismat e para. Të gjithë pasagjerët kthyen kokën nga erdhën të shtënat dhe pastaj Þlluan të vrapojnë të gjithë, edhe unë veprova njëjtë. Pasi arrita në një vend më të sigurt pash plot njerëz, pleq, fëmijë gra nga vende të ndryshme”, tha një
tjetër dëshmitar. “Kur u dëgjuan të shtënat e para prisnim radhë në terminal. Në Þllim nuk e kuptuam ç’po ndodh pastaj pamë që shumë njerëz po vraponin në drejtimin tonë”, u shpreh një dëshmitar. Shumica e viktimave ishin shtetas të Turqisë, rreth 15 viktima ishin nga Ukraina, Iraku, Irani dhe Arabia. Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë njoftuan se nuk ka asnjë viktimë nga Maqedonia dhe se janë në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën në Ankara dhe konsullin në Stamboll. Raportohet se viktima nuk ka as nga Shqipëria e Kosova.Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë askush, ndërsa kryeministri turk dyshon në Shtetin Islamik. “Përfundimet nga forcat tona të sigurisë tregojnë se ky sulm terrorist është ndërmarrë nga Shteti Islamik, megjithëse hetimi është ende në proces”, deklaroi kryeministri i Turqisë Binali Jildirim. Të gjitha àuturimet mbrëmë u ri-destinuar për qytete tjera të Turqisë. Aeroplani nga Shkupi
ka ateruar mbrëmë në Izmir. 15 minuta para shpërthimit nga aeroporti i Stambollit ka àuturuar aeroplani për në Prishtinë. Mbrëmjen e 28 qershorit avioni i kryeministrit shqiptar Edi Rama ka zbritur në aeroportin Ataturkut në Stamboll në momentin e sulmit terrorist.Rama ndodhet në Turqi për një vizitë zyrtare. “Spreh keqardhje të thellë për jetët e pafajshme të humbura në këtë tjetër akt barbar te atyre qe s’kanë as Zot as shprese dhe as vend mes njerëzve!”, ka shkruar Rama. Sulmin terrorist e kanë dënuar edhe liderë të shumë vendeve botërore.
https://www.youtube.com/watch?v=CeSti-Yy9tY/
Shefkije Alasani
Data 26.11.2024
Aktuale
- “Kjo është polici politike”- Çupi për tensionet në protestë: Na bënë presion, 80-vjeçarja ra përtokë…
- Shkurte Fejza mbulohet me flamurin kuq e zi
- “Po përdoret gaz lotsjellës ndaj protestuesve dhe drejtuesve të PD”- Belind Këlliçi: Dhunë shtazarake, ne do të qëndrojmë këtu…
- Lessler: Maqedonia duhet të kalojë në disa çështje të rëndësishme politike
- Pas takimit me Siljanovskën, Filipçe: Do të mbështesim çdo vendim të Qeverisë që ka për qëllim rrugëtimin euroatlantik
- Vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë! Qytetari humb ndjenjat, Bardh Spahia i jep ndihmën e parë
- Duket si vajzë e re, por ja sa vite i mbushi sot Yllka Kuqi
- Policia hedh ujë për të shpërndarë protestuesit e opozitës! Një qytetare dëmtohet, transportohet në spital me ambulancë